TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Morina për ndalimin e qytetarëve në kufi: T’i dërgohet notë verbale Serbisë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Morina për ndalimin e qytetarëve në kufi: T’i dërgohet notë verbale Serbisë

Ish-kolonel Refki Morina duke komentuar veprimin e autoriteteve serbe për ndalimin e qytetarëve nga Kosova në kufi, ka thënë se kjo është shkelje e parimeve demokratike të lirisë së lëvizjes.

Sipas Morinës, duhet një reagim nga Bashkësia Evropiane dhe shtetet e QUNT-it duhet që më me ngulm t’ia tërheqin vërejtën Serbisë.

Ai madje thotë se për veprimin e tillë, shtetit serb duhet t’i dërgohet notë verbale.

“Serbisë duhet t’i bëhet e qartë që nëse dëshiron me qenë në Evropë duhet t’i përvetësojë parimet demokratike të lirisë së lëvizjes, pa marr parasysh moshën, gjininë e racën. Mendoj që Kosova duhet të trumbetojë te shtetet tjera të Bashkësisë Evropiane dhe tu tregojë që një veprim i tillë me zyrtarët policorë, një sjellje e tillë e Serbisë është e patolerueshme. Shtete e QUINT-it duhet më me ngulm t’i tërheqin vërejtjen Serbisë për arsye se nuk luhet me të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Duhet të dërgohet notë verbale ndaj Serbisë”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në TËVË 1.

Morina ndalimin e qytetarëve në kufi po e sheh si pasojë të një irritimi që po i shkakton Serbisë integrimi evropian i Kosovës.

“Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe të tjerat për lirinë e lëvizjes së lirë, Serbia as që do të dëgjojë për to për arsye se ajo vazhdimisht burgos, arreston, maltreton gra e fëmijë si rasti i djeshëm, ku 20 orë i ka lënë nën qiellin e hapur. Kjo tregon për një regjim hegjomonist të Vuçiqit. Kjo tregon që Serbia duke e parë që Kosovën nuk mund ta ndal në integrimin evropian, e ka irrituar”, ka shtuar ai.

Ndërsa ish-koloneli duke e njohur edhe për nga afër zv.drejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, ka thënë se ai ka qenë bashkëpunëtorë me shqiptarët, andaj një gjë e tillë e ka penguar Serbinë, çka edhe e ka shtyrë ta arrestoj dje.

“Dejan Jankoviç ka qenë punëtorë, ka punuar një kohë të gjatë në Gjilan e Ferizaj dhe ka qenë vazhdimisht duke kryer punën në bazë të rregullave, ka qenë bashkëpunëtorë me të gjitha nacionalitete edhe me shqiptarët dhe mendoj që një veprim i tillë i punës së tij e ka penguar Serbinë për arsye se integrimi i tij në Policisë e Kosovës dhe shumë pjesëtarëve tjerë është pengesë për Serbinë”, përfundoi ai.

Ndryshe, autoritetet serbe të mërkurën kanë ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si “shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Banorët e Koliqit protestojnë sot për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të rrymës

Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet pas trajtimit

Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet pas trajtimit

Parashikimi i motit për sot

Moti i vranët e me diell, temperaturat deri në 4 gradë Celsius

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë për trajtim

Peja zyrtarizon trajnerin e ri

“Digjitalizimi e ‘shpëton’ procesin zgjedhor”

Rinumërimi ndryshon bilancin e votave, 4 mijë të manipuluara për kandidatin Fetah Paçarizi, mbi 2200 për Nait Hasanin

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën