TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Morina: Ish-pjesëtarët e policisë që janë arrestuar për spiunazh kanë qenë të dirigjuar nga Vuçiqi

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Morina: Ish-pjesëtarët e policisë që janë arrestuar për spiunazh kanë qenë të dirigjuar nga Vuçiqi

Javë më parë në Ferizaj janë arrestuar dy persona për spiunazh. Të arrestuarit ishin njëri ish-zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tjetri ish-punëtor i Doganës së Kosovës, kurse i treti është arrestuar të mërkurën në Mitrovicë, i cili i dyshuari është i nacionalitetit serb – ish- polic në Kosovë.

E për këtë çështje, nënkoloneli në Pension i Policisë së Kosovës, Refki Morina ka thënë se Prokuroria Speciale, AKI-ja, Drejtoria kundër terrorizmit duhet të vazhdojnë në argumentimin e provave në lidhje me rastet e tilla si të dyshuar për spiunazh.

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Morina tha se personat e tillë, nuk duhet të kyçen në institucionet e Kosovës, siç tha ai, ngase duhet të dihet për ata personat se kush janë dhe e kaluara e tyre.

“Unë mendoj se Prokuroria Speciale, AKI-ja, Drejtoria kundër terrorizmit që hynë në kuadër të Policisë së Kosovës, pas përcjelljes së disa mujore ka arrestuar edhe personin e tretë të dyshuar për spiunazh, unë mendoi që kjo veprimtari e tërësishme duhet të vazhdoj në argumentimin e provave, fakteve në lidhje me rastet e tilla si të dyshuar për spiunazh. Kemi të bëjmë me personat të cilët kanë qenë zyrtarë policor dhe të cilët kanë qenë të suspenduar edhe në rastin e rajonit të Ferizajt dhe Mitrovicës bënë që AKI-ja, drejtoria kundër terrorizmit të angazhohen ma më ngul që personat e tillë të mos kyçen në institucionet e Kosovës, ku varët siguria e vendit, duhet të dihet për ata persona se kush janë ata të kaluarën e tyre familjen “, ka deklaruar Morina.

Derisa, Morina ka shtuar se Inteligjenca serbe BIA, nuk pushon, pasi që qëllimi i saj kryesor është destabilizimi i vendit.

Ish-koloneli theksoi se destabilizimi i vendit vjen me njerëzit të cilët i përvetëson nga brenda, duke i nxitë në konflikte etnike siç tha ai në veri.

Ai u shpreh se nuk duhet të kthehen pjesëtarët e policisë, të cilët sipas Morinës, kanë qenë të dirigjuar nga Vuçiqi dhe politika e tij, të cilët u janë bindur urdhrave të Serbisë.

“Unë mendoj që duhet të shikohet nga AKI-ja e kaluara e tyre. Inteligjenca serbe BIA nuk pushon, qëllimi i saj kryesor është destabilizimi I vendit, destabilizimi I vendit vjen me njerëzit të cilët I përvetëson nga brenda duke i nxite ata në konflikte etnike sikur në veri psh, sepse kemi pasur raste të vazhdueshme. Nuk duhet të ngutemi të kthehen pjesëtarët e policisë të cilët e kanë lëshuar për shkak se ata kanë qenë të dirigjuar nga Vuçiqi dhe politika e tij dhe janë bindur urdhrave të Serbisë, në këtë rast edhe BIA-s dhe institucioneve të Serbisë të një pushteti të cilët ata kanë marrë rrogë tek ne dhe kanë kryer veprimtari për Serbinë për një shtet fashist”, ka thënë Morina./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Operacioni policor në Prizren, nën drejtimin e Prokurorisë-mbështetet nga të gjitha stacionet rajonale

Pacolli: Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit drejt shpalljes zona të mbrojtura

Pacolli: Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit drejt shpalljes zona të mbrojtura

Arifi: Progresraporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, jo i progresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progresraporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, jo i progresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Kurti duhet të bëjë atë që premtonte kur ishte në opozitë

Mehmeti: Kurti duhet të bëjë atë që premtonte kur ishte në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën