TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Molliqaj thirrje për protestë: Të legjitimohen forcat politike karshi zhvillimeve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Molliqaj: Asociacioni është i dëmshëm në secilin version

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë me presion qytetar duhet të ndalet rrugëtimi i qeverisë. Derisa u ka bërë thirrje që t’i bashkohen protestës së nesërme kundër marrëveshjes me Serbinë, ai shtoi se e njëjta nuk ka legjitimitet politik dhe ka kundërshtim popullor. Molliqaj para gazetarëve ka thënë se ka disponim për protestën e nesërme dhe se e njëjta do të fillojë nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kreu i kësaj partie jo-parlamentare u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme, për të shprehur kundërshtimin për marrëveshjen me Serbinë.

“Është jashtëzakonisht jetike e rëndësishme në dy drejtime. Njëra për demokracinë e Kosovës, tjetra për interesin e shtetësisë së Kosovës që kjo qeveri të ndalet në këtë rrugëtim, të detyrohet se është e qartë që nuk dëshiron të shkoj në zgjedhje, por të detyrohet nga presioni qytetar. Edhe një herë të legjitimohen forcat politike karshi zhvillimeve të cilat tashmë kanë ndodhur. Protestën tonë e kanë mbështetur ‘Nisma për Kosovën’, organizatat e veteranëve të luftës së UÇK-së, shumë gazetarë, opinionistë, politikanë edhe njerëz që merren me sferën publike në Kosovë”, ka deklaruar Molliqaj.

Një javë pas takimit në Ohër, Molliqaj tha se njohja nga Serbia nuk është pjesë e kësaj marrëveshje, për çka edhe vet kryeministri ka hequr dorë ta kërkojë një gjë të tillë.

“Kemi një marrëveshje e cila është pa mbështetje politike, nuk ka legjitimitet, për më shumë ka kundërshtim popullor. Siç e keni parë edhe qeveria me zor e ka mbrojtur këtë marrëveshje, sepse është ndjerë në faj gjatë gjithë kohës për një degradim të tillë që i ka ndodhur Kosovës në proces dialogues. Ajo qe dihet tashmë, pesë vendet anëtare të BE-së qe nuk e kanë njohur Kosovën, nuk ka asnjë indicie që do ta njohin shtetin e Kosovës, asnjë garancë, asnjë premtim as vendor e as ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ai shtoi se do të ketë asociacion me autonomi të veçantë për veriun e Kosovës, për çka siç tha Molliqaj, është jetike që kjo qeveri të ndalojë këtë rrugëtim.

“Ajo çka po ndodhë në këto dy dokumente që bëjnë një marrëveshje është që Kosova merr vetëm obligime karshi BE-së dhe Serbisë dhe nuk përfiton thuajse asgjë. Edhe pika 4 që e ka pasur një relevancë ndërkombëtare sa i përket mos-pengimit në Kombet e Bashkuara, siç e keni parë, presidenti Vuçiq ka treguar qartë që nuk do të lejohet dhe do të sabotohet e të pengohet nga Serbia. Prej pritjeve shumë të mëdha kemi përfunduar në rezultateve shumë të vogla. Madje edhe negative shumë prej tyre”, ka shtuar Molliqaj.

Protesta do të fillojë në orën 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ndërkaq fjalimet do të mbahen në oborrin e Qeverisë së Kosovës./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

“Info Nata”- 15.12.2025

“Info Nata”- 15.12.2025

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën