TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Molliqaj “shpall” Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun anëtarë nderi të VV-së

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
​Molliqaj “shpall” Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun anëtarë nderi të VV-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, gjatë një aktiviteti partiak thumboi kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se opozita është shndërruar në degë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Molliqaj, tek fliste para gazetarëve, në mënyrë simbolike mbante kartelat e anëtarësisë të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ishin shënuar emrat e Hamzës dhe Abdixhikut si anëtarë nderi të partisë në pushtet.

Molliqaj tha se situata politike në vend pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit po e rrezikon seriozisht demokracinë në Kosovë, duke akuzuar partitë opozitare se po i shërbejnë koncentrimit të pushtetit nga Albin Kurti.

“Çka ka ndodhur pas 28 dhjetorit është që opozita, e cila do të duhej të ishte formale në Kuvendin e Kosovës, është shndërruar në degë të VV-së. Kjo tregon që Kosova është seriozisht e rrezikuar në rrafshin e demokracisë dhe jo vetëm”, u shpreh ai.

Molliqaj kritikoi partitë parlamentare duke thënë se për një vit ato nuk janë takuar as me Kurtin dhe as mes vete për të ndërtuar një qeveri, ndërsa tash, sipas tij, nën arsyetimin se vendit nuk i duhen zgjedhje të reja, janë të gatshme ta votojnë qeverinë e propozuar nga Vetëvendosje.

“Ku keni qenë deri tash? Pse na çuat vitin e kaluar dy herë në zgjedhje? Pse nuk u bëtë bashkë as PDK, as LDK, as AAK, as me Albinin, asnjëherë? Qysh është e mundshme që s’bën Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, që i takon edhe me Kushtetutë, por bën me ia zgjedh presidentin që e do Albini?”, tha Molliqaj.

Sipas tij, problemi nuk qëndron te emrat, por te përqendrimi i pushtetit në duart e një subjekti të vetëm. Ai përmendi edhe presidenten Vjosa Osmani.

“Nuk është problemi i emrave. Problemi është se kjo e koncentron pushtetin te Albin Kurti dhe ai ka dy synime: kapjen e kryeprokurorit të shtetit dhe zgjedhjen e shtatë gjyqtarëve nga nëntë sa i ka Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

….Këto parti marrin përgjegjësi për dëmet që i shkaktohen Kosovës në të ardhmen. Këta nuk mund të thonë “ky president tash s’patëm faj ne çka ndodhi. Vjosa Osmani është presidentja e parë në historinë e Republikës së Kosovës, edhe të rajonit edhe të Evropës, që nuk ka emëruar Kryeprokuror të Shtetit për më shumë se katër vjet”, tha ai.

Kryetari i PSD-së pas PDK-së u ndal edhe të Lidhja Demokratike të Kosovës. Ritheksoi se Abdixhiku këtë parti e ka shndërruar në degë të Vetëvendosjes, duke shtuar se rruga e duhur në këtë situatë është që vendi të shkojë në zgjedhje e jo të votojë presidentin nga Vetëvendosje.

“Jemi para zyrës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Njëjtë sikur te PDK-ja, edhe te LDK-ja e prurëm kartelën e anëtarësisë, sepse për neve edhe kryetari Abdixhiku, po edhe LDK-në, e ka shndërru në një degë të Vetëvendosjes. Ato që i thamë më herët, çka mundem me shtu për LDK-në është se ky kryetar me qasjen që e ka: i ashpër ndaj kundërshtarëve të brendshëm politikë e tepër i butë, për mos me thënë servil, ndaj Kryeministrit të Kosovës”, tha ai.

Molliqaj tha se praktikisht po duket sikur ekziston vetëm një parti. Shtoi se Kuvendi i Kosovës nuk është duke u shndërruar në Kuvend pluralist, por në Kuvendin e Vetëvendosjes.

“Mbas katër viteve mbërrijmë në pikën ku kemi me folë për dëmet që shkaktohen, qoftë ajo Vjosa Osmani ose dikush tjetër. Prandaj besoj që është mirë qytetarët e Kosovës me e kuptuar të vërtetën edhe të LDK-së, edhe të PDK-së. Kurrgjë më shumë sesa me ia kriju përshtypjen qytetarëve të Kosovës që ka demokraci. Nëse ia zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, edhe Kryeministrin, edhe Presidentin, edhe Gjykatën Kushtetuese, edhe Kryeprokurorin, çfarë demokracie ka? Edhe me mundësinë e tyre. Vendi duhet me shku në zgjedhje e jo me ia zgjedh presidentin. Populli i Kosovës nuk ia ka dhënë 58 deputetë Albin Kurtit për me zgjedh presidentin. Populli i Kosovës ia ka dhënë 51% me zgjedh Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë. Le t’ia japë populli! Pse po ia jep ti në emër të popullit? Kurrkush nuk e ka votu LDK-në edhe PDK-në me votu presidentin e asaj”, tha Molliqaj.

Kryetari PSD-së kritikoi opozitën edhe për mosveprim gjatë vitit të kaluar dhe për pranimin e një qeverie të propozuar nga Vetëvendosje, duke theksuar se kjo qasje është naive dhe shërben vetëm interesave të ngushta./kp

Tags: bedri hamzaDardan MolliqajLumir AbdixhikuPSDTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Orav: Momenti për të avancuar Kosova drejt integrimit në BE është tani

Orav: Momenti për të avancuar Kosova drejt integrimit në BE është tani

Konjufca dhe Hargreaves diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit dhe sigurinë

Konjufca dhe Hargreaves diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit dhe sigurinë

Imeri: Insistimi i LVV-së për Osmanin si presidente mund të shkaktojë bllokadë nga LDK dhe PDK

Imeri: Insistimi i LVV-së për Osmanin si presidente mund të shkaktojë bllokadë nga LDK dhe PDK

Udhëheqësi i zyrës për Rikthimin e Aseteve u takua me këshilltarët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar

Ukraina dhe SHBA fillojnë bisedimet dypalëshe në Gjenevë

Ukraina dhe SHBA fillojnë bisedimet dypalëshe në Gjenevë

Sulmi izraelit në Gaza vret dy persona dhe plagos katër të tjerë, pavarësisht armëpushimit

Sulmi izraelit në Gaza vret dy persona dhe plagos katër të tjerë, pavarësisht armëpushimit

Konjufca dhe Hargreaves diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit dhe sigurinë

Konjufca dhe Hargreaves diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit dhe sigurinë

Imeri: Insistimi i LVV-së për Osmanin si presidente mund të shkaktojë bllokadë nga LDK dhe PDK

Imeri: Insistimi i LVV-së për Osmanin si presidente mund të shkaktojë bllokadë nga LDK dhe PDK

Irani thotë se janë shkëmbyer propozime “shumë konstruktive” në bisedimet me SHBA-në

Irani thotë se janë shkëmbyer propozime “shumë konstruktive” në bisedimet me SHBA-në

Udhëheqësi i zyrës për Rikthimin e Aseteve u takua me këshilltarët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar

Udhëheqësi i zyrës për Rikthimin e Aseteve u takua me këshilltarët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën