Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ka reaguar kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka shkruar se kjo është fitore për drejtësinë e Kosovës dhe goditje për tendencën autoritare të kryeministrit, Albin Kurti.
“Fitore! U hudh poshtë nga Gjykata Kushtetuese kapja e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Fitore për drejtësinë tonë. Goditje për tendecën autoritare të Kurtit”, thuhet në postimin e Molliqaj./teve1.info/.
https://teve1.info/lajmet/kushtetuesja-rrezon-ligjin-per-keshillin-prokurorial/







