TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

MKRS paralajmëron kallëzim penal ndaj Komunës së Prishtinës, s’miraton dorëheqjen e Hakajt

nga teve1
4 muaj më parë
0
A A
MKRS paralajmëron kallëzim penal ndaj Komunës së Prishtinës, s’miraton dorëheqjen e Hakajt

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka thënë se i konsideron të pabazuara dhe manipulative pretendimet e kryetarit Përparim Rama, që qeverisja qendrore po i bllokon dhe ndalon projektet kapitale të Komunës së Prishtinës.

Sipas MKRS-së komuna po tenton të paraqesë zbatimin e ligjit si pengesë politike.

Reklamë

“Në fakt, është vet ajo që ka vepruar dhe po vazhdon të veprojë në kundërshtim me ligjin për trashëgiminë kulturore e ligjet tjera dhe po e dëmton buxhetin e shtetit, e cenon interesin publik. Ministria e Kulturës, në vazhdimësi është sfiduar me veprimet e njëanshme të Komunës së Prishtinës, përkatësisht për projektin e sheshit “Xhorxh Bush”, atë të “Ishullit Urban”, Rrugës “Rexhep Luci” dhe projektin te Rruga “Agim Ramadani”, thuhet në sqarim.

Ndërsa ngritjen e kallëzimit penal ndaj inspektorit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, Pajtim Zogaj e kanë parë si formë të presionit ndaj zyrtarëve që zbatojnë ligjin, të pabazuar dhe tendencioz.

Ky veprim thuhet se vjen pasi MKRS, me datën 2 prill 2025, ka dorëzuar kërkesën për fillim të hetimeve për fenomenin e ndërhyrjeve pa leje në zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore nga ana e Komunës së Prishtinës, ku siç theksohet i kanë argumentuar shkeljet e rënda që janë bërë në këto projekte.

Më tej bëhet e ditur se kallëzimit penal ndaj zyrtarit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, do t’i përgjigjen me kallëzim penal për kallëzim të rrejshëm, si dhe që dorëheqjen e drejtorit të ITK-së, Imer Hakaj nuk e miratojnë pasi siç thuhet e gjithë puna e bërë deri tani është brenda mandatit të tij.

“Inspektorati ka vepruar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe brenda autorizimeve ligjore. Ne, konsiderojmë që veprimet e përsëritura, të qëllimshme dhe me paramendim të Komunës së Prishtinës, nuk paraqesin vetëm shkelje procedurale, por kemi dyshime të bazuara për keqpërdorim dhe dëmtim të buxhetit publik”, thuhet në reagim.

MKRS, poashtu ka përmendur se në muajin dhjetor 2024, ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi i njëjti ka lidhur kontratë mbi 6.5 milionë euro, pa leje sipas ligjit për trashëgimi, ka kryer afër 1.5 milionë euro pagesa të paligjshme, dhe ka kontraktuar punë në pronën e dhënë në shfrytëzim afatgjatë për ndërtimin e TOB.

Ndryshe, Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Imer Hakaj, të martën ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Ky veprim i tij ka ardhur pas njoftimit për inicimin e kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës ndaj Inspektoratit.

“Nga sot, beteja do të vazhdojë për drejtësi ndaj të gjithë shkelësve të Ligjit për Trashëgimi Kulturore”, ka shkruar Hakaj, duke shtuar se e mban përgjegjësinë e plotë për veprimet dhe mosveprimet institucionale gjatë mandatit të tij.

Tags: Kallëzim penalKomuna e PrishtinesMinistria e Kultures Rinisë dhe Sportit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Arrestohen dy të mitur për grabitje në Prishtinë

Zjarr në një shtëpi në Zubin Potok, Policia jep detaje

Zjarr në një shtëpi në Zubin Potok, Policia jep detaje

Komuna e Prishtinës kundër rikthimit të autobusëve të Podujevës te Xhamia e Llapit

Komuna e Prishtinës kundër rikthimit të autobusëve të Podujevës te Xhamia e Llapit

SBASHK-u paralajmëron grevë në shtator

SBASHK-u paralajmëron grevë në shtator

Kush pritet ta shoqërojë Zelenskyn në udhëtimin e tij në Uashington?

Kush pritet ta shoqërojë Zelenskyn në udhëtimin e tij në Uashington?

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Arrestohen dy të mitur për grabitje në Prishtinë

William dhe Kate do të zhvendosen në një shtëpi të re

William dhe Kate do të zhvendosen në një shtëpi të re

Jessie J: Kanceri më shtyu të ndjek ëndrrat e lëna pezull

Jessie J: Kanceri më shtyu të ndjek ëndrrat e lëna pezull

Zjarr në një shtëpi në Zubin Potok, Policia jep detaje

Zjarr në një shtëpi në Zubin Potok, Policia jep detaje

Komuna e Prishtinës kundër rikthimit të autobusëve të Podujevës te Xhamia e Llapit

Komuna e Prishtinës kundër rikthimit të autobusëve të Podujevës te Xhamia e Llapit

Man City është gati të bëjë ofertën e parë për Rodrygon

Man City është gati të bëjë ofertën e parë për Rodrygon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X