TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MKRS ka dyshime se po keqpërdoret Ligji i Sponsorizimit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
MKRS ka dyshime se po keqpërdoret Ligji i Sponsorizimit

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur një numër të konsiderueshëm të shkeljeve në financimin e federatave sportive nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sidomos nga procesi i përfitimit nga Ligji i sponsorizimeve si dhe mbështetja financiare e federatave sportive në mënyrë direkte nga ana e MKRS-së.

Duke shpalosur të dhënat nga raporti, anëtarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Mirlinda Tishukaj-Sadiku tha se Zyra e Auditimit ka konstatuar se nga lëshimet në këto dy procese, buxheti i shtetit është dëmtuar me mbi 1.5 milion euro.

“Nga mostrat të cilat i ka analizuar Zyra Kombëtare e Auditimit rezulton se në ATK janë vërejtur se rreth 1 milion e 573 mijë e 246 mijë euro është dëmtuar buxheti i shtetit. Në këtë vlerë hyjnë 490 mijë e 347 euro që janë liruar bizneset nga tatimi dhe këto fonde nuk janë transferuar në klube, ndërsa rreth 1 milionë e 83 mijë e 246 euro bizneset i kanë sponsorizuar klubet pa u pajisur me vërtetim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit…Federatat sportive në Kosovë, nga 2020 deri më 25 tetor 2022 nuk kanë qenë të licencuara. Ato kanë filluar të licencohen me radhë nga data 25 tetor 2022.” ka thënë Tishukaj-Sadiku.

Më këto të gjetura është pajtuar edhe vet ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

“Nga raporti ynë i brendshëm për sponsorizime për vitin 2022, nga lista e përfituesve të sponsorizimit, ne i kemi identifikuar, por ka qenë më tepër një listë e dyshimeve që i kemi pasur mbi shumat e sponsorizimit, kemi kontaktuar me Departamentin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe ato shqetësime tona të cilat kanë qenë shqetësime edhe të komunitetit që kanë ardhur tek ne i kemi bartur në Policinë e Kosovës dhe kemi kërkuar që ata të zhvillojnë hetime në lidhje me këto dyshime të bazuara sipas mendimit tim”, tha Çeku.

Ndërsa, drejtori i ATK-së, Ilir Myrtezaj deklaroi se tashmë ka disa raste kur kompanitë janë detyruar që t’i kthejnë paratë që nuk i kanë paguar si tatim duke u mbuluar me Ligjin e Sponsorizimit.

“Aty ku nuk janë përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen me ligj të sponsorizimit, me ligj të TAK-ut dhe me rregullore, normalisht që i kemi detyruar kompanitë që t’i kthejnë mjetet, që ta paguajnë tatimin që nuk e kanë paguar duke e justifikuar me gjoja dhënien e sponsorizimeve. Jo vetëm dy, por në të gjitha rastet janë kthyer mjetet…Në të gjitha rastet ku është konstatuar, e që shuma është mbi 1 milion euro”, theksoi Myrtezaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trajneri Brdariq largohet nga Malisheva?

Trajneri Brdariq largohet nga Malisheva?

Xhudo, Cena e Gjakova mbesin pa medalje në Botëror

Xhudo, Cena e Gjakova mbesin pa medalje në Botëror

Vance Jackson i Vëllaznimit, “MVP i Javës”

Vance Jackson i Vëllaznimit, “MVP i Javës”

Raphinha te Barcelona deri më 2030

Raphinha te Barcelona deri më 2030

Hamza: PDK kërkon miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, paralajmëron veprime demokratike nëse vendi shkon në zgjedhje

Hamza: PDK kërkon miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, paralajmëron veprime demokratike nëse vendi shkon në zgjedhje

Hamza: Kemi dërguar kërkesë zyrtare për seancë të jashtëzakonshme, Ligji s’ka arsye mos të miratohet

Hamza: Kemi dërguar kërkesë zyrtare për seancë të jashtëzakonshme, Ligji s’ka arsye mos të miratohet

Rusia përgatit kredinë 1 miliard dollarëshe për Iranin

Rusia përgatit kredinë 1 miliard dollarëshe për Iranin

PDK me nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen, njohësit e vlerësojnë të pamundur

Pas Kurtit edhe PDK pritet të mbajë konferencë për media

Lushtaku: Kurti, për karrigen e tij nuk e miraton ligjin

Lushtaku: Kurti, për karrigen e tij nuk e miraton ligjin

Kurti: Jam në komunikim me Hamzën e Abdixhikun për presidentin

Kurti mban konferencë për media në ora 15:00

Bytyçi reagon pas sulmit nga Policia në protestën e mbrëmshme: Hajdeni e mëshoni, ama ligjin votojeni

Bytyçi reagon pas sulmit nga Policia në protestën e mbrëmshme: Hajdeni e mëshoni, ama ligjin votojeni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën