TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

MKRS-ja: Zgjedhja e Bekë Berishës për kryetar të KB Prishtinës, në kundërshtim me ligjin

by tëvë1
4 javë ago
1
A A
KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit

Sipas MKRS-së, zgjedhja e Bekë Berishës për kryetar të KB Prishtinës është në kundërshtim me ligjin.

Ministria ka theksuar se ushtrimi i këtij funksioni nga një deputet i zgjedhur bie ndesh me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

MKRS ka rikujtuar se zyrtarët e lartë nuk mund të ushtrojnë funksione drejtuese apo menaxhuese në klube sportive dhe ka kërkuar që situata të zgjidhet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, duke paralajmëruar monitorim dhe përfshirjen e institucioneve relevante.

Njoftim për publikun

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) është njoftuar për zhvillimet lidhur me zgjedhjen e z. Bekë Berisha në pozitë udhëheqëse në KB “Sigal Prishtina” në Kuvendin e klubit të mbajtur më 14 janar 2026.

Duke marrë parasysh se z. Berisha është deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, MKRS rikujton detyrimin e të gjitha palëve të përcaktimeve të Ligjit Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit që parasheh që zyrtari i lartë, mund të jetë anëtar i organit drejtues të OJQ-ve nga fusha e sportit, por jo menaxher/ përfaqësues i autorizuar ose anëtar i ndonjë organi menaxhues apo mbikëqyrës i personave juridikë privatë, fitimprurës sipas ligjit përkatës për shoqëritë tregtare (neni 13 i Ligjit Nr.06/L – 011) dhe bartës i funksionit drejtues (neni 14 i Ligjit Nr.06/L – 011 ), si dhe obligimin që çdo situatë e konfliktit të interesit të parandalohet e të zgjidhet brenda afatit prej 30 ditësh nga marrja e detyrës (neni 8 i Ligjit Nr.06/L – 011).

Në këtë kontekst, MKRS kërkon nga të gjitha palët që të kujdesen për zbatimin e ligjit konkretisht që z. Berisha, pas betimit dhe marrjes së detyrës në legjislaturën e re, t’i ndërmarrë masat e nevojshme brenda afateve ligjore për të shmangur çdo konflikt të interesit, në përputhje me ligjin në fuqi. MKRS do të përcjellë situatën dhe do të bashkëpunojë me institucionet relevante, përfshirë Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, me qëllim të ruajtjes së integritetit në sport dhe respektimit të standardeve të qeverisjes së mirë.

MKRS përmes kanaleve të komunikimit zyrtar, do të kërkojë nga Federata e Basketbollit që, duke u bazuar në ligjin për sport dhe aktet nënligjore që rregullojnë qartë parimet e organizimit dhe të funksionimit të federatave dhe organizatave sportive, të sigurojë se në rastin e zgjedhjes se organeve drejtuese te KB “Sigal Prishtina”, janë zbatuar ose do të zbatohen të gjitha detyrimet që ndërlidhen me papajtueshmërinë e implikimeve ndër të tjera politike në menaxhimin e organizatave sportive si dhe të ruajtjes e garantimit të integritetit ligjor sportiv sipas normave ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës, si kushte e kritere të detyrueshme për lejimin e ushtrimit zyrtar të veprimtarisë së sportit të basketbollit apo mirëmbajtjes së këtyre parimeve e rregullave, për qëllimin e njëjtë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vaki të sportit kosovar, KB Vëllaznimi e shkarkon trajnerin që e angazhoi para 1 muaji

Vaki të sportit kosovar, KB Vëllaznimi e shkarkon trajnerin që e angazhoi para 1 muaji

Trepça, finalistja e parë e Kupës së Kosovës

Trepça, finalistja e parë e Kupës së Kosovës

Zyrtare: Llapi transferon Gentijan Aliun

Zyrtare: Llapi transferon Gentijan Aliun

“Zgjodha Kosovën për familjen” – Valon Berisha sqaron pse e refuzoi Norvegjinë

“Zgjodha Kosovën për familjen” – Valon Berisha sqaron pse e refuzoi Norvegjinë

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar

Vaki të sportit kosovar, KB Vëllaznimi e shkarkon trajnerin që e angazhoi para 1 muaji

Vaki të sportit kosovar, KB Vëllaznimi e shkarkon trajnerin që e angazhoi para 1 muaji

Çeku për votimin e Simiqit: Ka qenë konsensus i kryesisë

Çeku për votimin e Simiqit: Ka qenë konsensus i kryesisë

Albin Kurti mandatar për formim të Qeverisë

Albin Kurti mandatar për formim të Qeverisë

Hamza: Legjislatura e re nis në një moment vendimtar për Kosovën

Hamza: Legjislatura e re nis në një moment vendimtar për Kosovën

Kosova – Shqipëria dhe Kroacia nisin bashkëpunim konkret në fushën e mbrojtjes

Kosova – Shqipëria dhe Kroacia nisin bashkëpunim konkret në fushën e mbrojtjes

“Si ky nuk mbaj mend”, prizrenasit flasin pas tërmetit të mbrëmshëm

“Si ky nuk mbaj mend”, prizrenasit flasin pas tërmetit të mbrëmshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën