TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Mjerim është këta qysh punojnë” – konsumatorët e “Tregut të Gjelbër” të pakënaqur me kushtet që mbahet tregu

Në vitin 2023, Komuna e Prishtinës ka paraqitur një plan për “Tregun e Gjelbër”, por i njëjti nuk është realizuar. Të pakënaqur me kushtet në të cilat është tregu janë tregtarët, e poashtu edhe konsumatorët.

nga Fëllënza Krasniqi
25 Qershor, 2025
1 0
A A

Ka afër 40 vite që punon këtu.

E kushtet në të cilat Përparim Ramadani ushtron profesionin e tregtarit në “Tregun e Gjelbër” të Prishtinës, nuk janë ato që ai do.

Sipas tij, në këtë pjesë nuk është investuar për vite të tëra.

“Kemi shumë ankesa, qe 40 vite tregu është mbet pa ndërtuar e janë qel makete e qendra tregtare tepër po mbijetojmë ne. Kushtet jo zero por nën zero, por për idare s’po kemi qare pa dal me punuar”, ka thënë tregtari Përparim Ramadani.

Në tetor të vitit 2023, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kishte prezantuar projektin për rinovimin e këtij tregu.

Mirëpo mbi një vit e gjysmë pas, i njëjti nuk është realizuar.

Sipas këtij tregtari, i pari i kryeqytetit u ka premtuar se projekti do të përfundojë në shtator të këtij viti.

“Ky kryetari prej se ka ardh na ka premtuar që ka me na transferuar në tjetrin treg. Para një muaji na ka thirr jemi kanë 7 persona edhe na ka thanë në fillim të shtatorit ose në fund keni me kanë në treg tjetër.  Nëse e realizon projektin që na ka premtuar do të jetë shumë më mirë se këtu nuk ka kushte po e sheh edhe vet me çadra me qysh po mundemi”, ka thënë tutje Ramadani.

Por me këto kushte, të pakënaqur janë edhe konsumatorët.

“Kushtet mos vet janë, kushtet nuk janë të mira, janë shumë të këqija. Nuk e di pse Komuna e Prishtinës që dy vite e ka lëshuar pllacin atje e nuk punon në atë pllac, kur ish pa u lëshuar ai pllac thoni jo nuk mund të punojmë e tash që dy vite një guri se kanë vendos. Mjerim është këta qysh punojnë, qe shikoni në këto temperature nën llastika punojnë”, ka thënë një qytetarë.

“Ky treg nuk i plotëson kushtet se nime fëlliqtë është, duhet me iu bë zgjidhje njerëzve me u vendos kioska të reja edhe me i stacionu më mirë se fëlliqtë…Kërkesë me e rregullu tregun më mirë. Me u përmirësu me u  bë një treg më i mirë, se bash në kryeqytet tregu e me kanë fëlliqë kështu se ka një hall hiç, shumë katastrofë”, deklarohet qytetari tjetër.

Kritika kanë edhe nga opozita në komunën e Prishtinës.

“Jemi në vitin 2025 ka vetëm edhe katër muaj mandate kryetari Rama, dhe këtë projekt nuk po e realizon. Normal që ne e shohim të dëmshëm për punëtorët e tregut se me vite të tëra  ata kërkojnë që të u bëhet një zgjidhje e përhershme për faktin se kushtet që janë aty nuk janë as elementare që i plotëson ai treg. Unë mendoj se kjo është neglizhencë e Komunës së Prishtinës, kemi një kryetar dembel e që për katër vite ka qenë në gjumë me realizimin e projekteve. E tani ka filluar disa projekte të punoj edhe natën”, ka thënë asamblisti, Besart Krasniqi.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Komuna e Prishtinës, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

A e pranon Vetëvendosje koalicionin me PDK-në?- tregon Arijeta Rexhepi

A e pranon Vetëvendosje koalicionin me PDK-në?- tregon Arijeta Rexhepi

Rexhepi: Ka deputetë që s’flasin, por do të votojnë përpara

Rexhepi: Ka deputetë që s’flasin, por do të votojnë përpara

IHMK: Niveli i ujit në lumenjtë e Kosovës, nën mesatare

IHMK: Niveli i ujit në lumenjtë e Kosovës, nën mesatare

Specialja me njoftim për punën e saj gjatë kësaj jave

Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë

A e pranon Vetëvendosje koalicionin me PDK-në?- tregon Arijeta Rexhepi

A e pranon Vetëvendosje koalicionin me PDK-në?- tregon Arijeta Rexhepi

Rexhepi: Ka deputetë që s’flasin, por do të votojnë përpara

Rexhepi: Ka deputetë që s’flasin, por do të votojnë përpara

Dortmund e Fluminense, kualifikohen për fazën e nokautit në Kupën e Botës për Klube

Dortmund e Fluminense, kualifikohen për fazën e nokautit në Kupën e Botës për Klube

IHMK: Niveli i ujit në lumenjtë e Kosovës, nën mesatare

IHMK: Niveli i ujit në lumenjtë e Kosovës, nën mesatare

Emisioni “Info Nata” 25.06.2025

Emisioni “Info Nata” 25.06.2025

Specialja me njoftim për punën e saj gjatë kësaj jave

Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë

Futbollisti shkodran Çoba i bashkohet Gjilanit nga Vllaznia

Futbollisti shkodran Çoba i bashkohet Gjilanit nga Vllaznia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X