TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mjeku që i dha ketaminë Matthew Perry-t pranon akuzat

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Mjeku që i dha ketaminë Matthew Perry-t pranon akuzat

Salvador Plasencia, një mjek 43-vjeçar nga Los Angeles, u shpall fajtor të mërkurën, më 23 korrik, për sigurimin e ketaminës ndaj aktorit Matthew Perry, rreth një muaj para se ai të ndërronte jetë nga mbidoza.

Plasencia është i katërti nga pesë të pandehurit në këtë çështje që ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet.

Mjeku, i cili pritej të dilte në gjyq në muajin gusht, u paraqit në gjykatën federale i shoqëruar nga avokati i tij, ku pranoi fajësinë për katër akuza për shpërndarje të paligjshme të ketaminës.

Marrëveshja e tij me prokurorinë përfshin gjithashtu heqjen e tre akuzave të tjera për shpërndarje dhe dy akuza për falsifikim të të dhënave mjekësore.

Gjatë seancës dëgjimore, Plasencia foli vetëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtares.

Kur ajo e pyeti nëse kishte shqyrtuar të gjitha opsionet me avokatët e tij për pasojat ligjore, ai u përgjigj shkurt:

“Po, i kemi shqyrtuar të gjitha. Do e shfrytëzoj për para”

Sipas dokumenteve të gjykatës dhe deklaratave të të pandehurve të tjerë, Plasencia e furnizoi ilegalisht Perry-n me sasi të mëdha ketamine për një muaj të plotë para vdekjes së tij më 28 tetor 2023. Në një mesazh me tekst, ai e quante aktorin “budalla” dhe shtonte se “mund të shfrytëzohej për para”.

Prokurorët theksuan se, edhe pse Plasencia nuk ia dha personalisht Perry-t dozën fatale, ai e kishte përdorur atë gjatë një seance mjekësore ku Perry përjetoi konvulsione dhe rritje të tensionit të gjakut.

Mjeku, pavarësisht kësaj, kishte lënë doza shtesë të ketaminës në kujdesin e asistentit personal të aktorit, për përdorim të mëvonshëm.

Sipas ligjit amerikan, secila nga akuzat për shpërndarje të paligjshme të substancave narkotike mund të sjellë deri në 10 vjet burg, me një maksimum prej 40 vitesh, pa garanci për ulje dënimi.

Megjithatë, duke marrë parasysh marrëveshjen me prokurorinë dhe bashkëpunimin me autoritetet, dënimi i tij pritet të jetë më i lehtë. Ai do të mbetet i lirë me kusht deri në shpalljen e dënimit më 3 dhjetor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmi me armë në shtëpinë e saj, Rihanna rrëfen çdo detaj dramatik

Sulmi me armë në shtëpinë e saj, Rihanna rrëfen çdo detaj dramatik

A do rikthehen bashkë? Roberti surprizon me deklaratën për Norën

A do rikthehen bashkë? Roberti surprizon me deklaratën për Norën

Rita Ora uron Shqipërinë dhe Kosovën para ndeshjeve

Rita Ora uron Shqipërinë dhe Kosovën para ndeshjeve

Hande Erçel reagon pas përfshirjes në hetimin për drogë në Turqi

Hande Erçel reagon pas përfshirjes në hetimin për drogë në Turqi

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën