TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mjeku: Keqpërdoruesit e ujit do të gjobiten

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Mjeku: Keqpërdoruesit e ujit do të gjobiten

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka paralajmëruar gjoba për keqpërdoruesit e ujit të pijes. Me këtë rast, Mjeku ka kërkuar edhe bashkëpunim me qytetarë.

Mjeku ka deklaruar se gjoba për personat fizik është 100 euro, ndërsa për personat juridik, deri në 300 euro.

E për ta jetësuar këtë, Mjeku ka kërkuar bashkëpunim me komunat që bëjnë pjesë në zonën e shërbimit, në mënyrë që inspektorët komunal e të kompanisë, të dalin në terren për inspektim.

“Është mirë që secili konsumatorë të thërras në numrin e telefonit pa pagesë dhe t’i lajmërojë keqpërdoruesit e ujit të pijshëm nëse rastisin në ndonjë, në të njëjtën kohë jemi në komunikim me gjitha komunat në zonën e shërbimit, të cilat duhet të nxjerrin një urdhërrrese administrative me të cilën do të parandaloheshin keqpërdorimet e ujit të pijshëm, me ç’rast personat fizik do të gjobiteshin me nga 100 euro, ndërkaq personat juridik me nga 300 euro. Po presim përkrahje të madhe edhe nga komunat që i kemi në zonën e shërbimit, në mënyrë që inspektorët e komunave bashkërisht me kontrolloret dhe inspektorët tanë të dalin në terren dhe t’i gjobisin këta persona”, u shpreh Mjeku.

Sfidë për këtë kompani është janë punët që kryhen nga kompanitë që janë kontraktuese nga komunat përkatëse.

“Ne vazhdimisht jemi marrë me ndërrimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Një pjesë e konsiderueshme është ndërruar, qoftë me donacione, qoftë me investimet tona, mirëpo nevojitet ende ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit por më shqetësuese kur rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit bëhet nga kompanitë private që nuk kanë të bëjnë fare me ujësjellësin por me komunat përkatëse dhe ata e shtrojnë një rrjet jo brenda standardeve me ç’rast po kemi probleme e sidomos me sistemin e rrjetit të kanalizimit sepse gypat vendosen me diametër të vogël të cilat nuk mund ta përballojnë një fluks të madh të kanalizimit”, thotë Mjeku për EO.

E sa i përket dëmeve që shkaktohen nga kompanitë e ndërtimit, Mjeku ka kërkuar që adresohen tek komuna.

Ndërsa për bllokim të kanalizimeve, fajin ua hedh qytetarëve, pasi këta të fundit shpesh hedhin gjësende të ngurta e të lëngëta.

“Për të gjitha këto dëme që shkaktohen, është mirë që komunat përkatëse të flasin për këta konsumatorë sepse ne jemi kompani që mision dhe vizion e kemi furnizimin me ujë të pijshëm dhe cilësor për secilin konsumatorë dhe pastrimin e pusetave kryesore në rrugët kryesore që sado pak t’i largojmë këto ujëra të ndotura, sepse këto shpesh herë shkaktohen edhe nga papërgjegjësia e qytetarëve, hedhin gjësende të ngurta e të lëngëta por rrjetin e kanalizimit e kanë rënduar dukshëm edhe ndërtuesit, investitorët e rinj të cilët kompanitë kontraktuese kanë bllokuar pusetat e kanalizimit me gjësende të ngurta dhe shpesh herë rrjeti në një lagje të caktuar ka qenë jofunksional”, thotë tutje ajo.

Tags: Arjeta Mjekukeqpërdorimi i ujitKRU "Prishtina"
ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV e shënon me disa aktivitete 19-vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit 2007

LVV e shënon me disa aktivitete 19-vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit 2007

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Në Hagë vazhdojnë deklaratat përmbyllëse në procesin ndaj ish- krerëve të UÇK-së

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Sot vranët dhe intervale me diell

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën