TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mjekët në protestë për tri ditë në Maqedoni, ky është hapi i radhës që do të ndërmarrin

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Mjekët në protestë për tri ditë në Maqedoni, ky është hapi i radhës që do të ndërmarrin

Gjatë këtyre 3 ditëve ata nuk do të lëshojnë asnjë udhëzim apo recetat dhe do të trajtohen vetëm rastet urgjente në ordinancat private.

Greva është organizuar nga Shoqata e mjekëve privat, të cilët kërkojnë nga Ministria Shëndetësisë dhe Fondi Shëndetësor të rritet koeficienti i pagesës për shërbimet mjekësore që kryejnë ndaj pacientëve të siguruar, që sipas tyre në dekadën e fundit nuk janë ndryshuar.

“Mes tjerash kërkojmë edhe rritjen dyfish të çmimeve të shërbimeve private, kërkojmë avancimin e shëndetësisë elektronike, rritjen e buxhetit për specialistët dhe laboratorët në zonat rurale si dhe mos mbylljen e ambulancave të mjekëve, të cilët duan të punojnë edhe pas moshës 64 vjeçare” , thonë nga Shoqata e mjekëve privat.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk e përkrahin çfarëdolloj proteste të mjekësisë primare që do të cenoj përkohësisht shërbimet shëndetësore të pacientëve.

Ministri Bekim Sali kërkoi çështja të zgjidhet përmes bisedës, duke thënë se ndryshimet nuk mund të ndodhin në shkurt ose nën presion.

Teuta Ajeti tha se mjekët amë janë mbështetur për muri dhe nuk tërhiqen nga kërkesat.

“E para e punës duhet të ngritët koeficienti pagesës që 10 vite e më tepër nuk është rritur. Në këtë situatë të një krize globale ekonomike, energjetike dhe gjitha problemet që ballafaqohemi jo vetëm ne por e gjithë bota, ne kemi situatë të rëndë në ordinancat tona për shkak të standardit të ngritur me të gjitha shtrenjtimet e mëdha dhe ne si mjek e kemi vështirë të përballojmë këtë situatë”, tha Teuta Ajeti, Doktoreshë.

Kjo është greva e katër brenda vitit e rreth 1,500 mjekëve privatë, për kërkesën e njëjtë e cila përpos premtimeve të vazhdueshme, akoma nuk është miratuar nga Ministria Shëndetësisë.

Ata paralajmërojnë që hapi radhës do të jetë protesta e mantel bardhëve para Ministrisë dhe Qeverisë./Alsat.mk/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

Mbappe i gatshëm për Bayernin

Mbappe i gatshëm për Bayernin

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, ndalohet për 48-orë një person

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, ndalohet për 48-orë një person

Një muaj paraburgim për reperin Buta pas incidentit me armë në Ferizaj

Një muaj paraburgim për reperin Buta pas incidentit me armë në Ferizaj

Sigal Prishtinës i largohet edhe trajneri

Sigal Prishtinës i largohet edhe trajneri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën