Një rast i kanosjes është iniciuar në Mitrovicë të Veriut, dje pasdite.
Një grua ka raportuar në polici se burri i saj e ka kanosur me vrasje atë dhe vajzën e tyre.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar dhe nën ndikim të alkoolit e ka kanosur me vrasje viktimën dhe vajzën e tyre. I dyshuari eshte arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.