TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Misioni i profesorit është përmbushur”, përkujtohet Zef Ndoja

Në Fakultetin Filologjik u mbajt ceremonia përkujtimore për profesorin Zef Ndoja. Kolegë, bashkëpunëtorë dhe familjarë u mboldhën në sallën “Idriz Ajeti”, për të kujtuar jëtën dhe veprat e profesor Ndojës.

by tëvë1
2 muaj ago
4 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

Fakulteti Filologjik hapi dyert e sallës “Idriz Ajeti” për përkujtimoren e profesor Zef Ndojës.

Në ekran shfaqeshin fotografitë e tij, derisa kolegët dhe familjarët zinin vendet e tyre.

Me një minutë heshtje nisi nderimi për jetën dhe veprën e tij.

Ndër të parët që mori fjalën ishte Xhavit Ramadani, asistent dhe bashkëpunëtor i profesorit Ndoja, i cili shprehet se misioni i profesorit është përmbushur.

“Me krenari dhe mirënjohje i drejtohem profesor Zefit, duke uruar që është duke na parë nga lart. Theksoj se misioni i tij është përmbushur plotësisht, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në arsim, shkencë dhe industrinë ushqimore. Të nderuar të pranishëm, me profesor Zefin personalisht më lidhin tre dekada bashkëpunim. Ky rrugëtim për mua mbetet shumë i çmuar. Jam krenar dhe thellësisht i lumtur që pata mundësinë ta njoh nga afër dhe të mësoj prej tij”, tha Xhavit Ramadani, asistent dhe bashkpunues i profesrit Ndoja

Ish-kolegu i profesorit, Shukri Fetau, kujtoi momentin kur u mor iniciativa për të themeluar Departamentin e Teknologjisë Ushqimore me Bioteknologji.

“Në vitin 2007 unë isha në pozitën e dekanit, ai ishte shef i departamentit. Ende nuk ishte departament. E morëm iniciativën për të themeluar Departamentin e Teknologjisë Ushqimore me Bioteknologji, duke na ndihmuar Hochschule e Gjermanisë, ajo e Italisë dhe universiteti i Hungarisë. Ai kishte dozën e bindjes se do të kemi sukses. Unë e kam përkrahur deri në fund, si në pozitën e dekanit ashtu edhe si koleg. Zef Ndoja thoshte: ‘Përpara, mos shiko mbrapa.’ Dhe më në fund e finalizuam atë”, tha Fetahu.

Në përkujtimore foli edhe djali i profesorit, i cili ndau një kujtim nga vitet e ’90, kur babai i tij refuzoi ofertat për punë jashtë vendit.

“Edhe pse të gjithë e dinë që në vitet e ’90 jeta nuk ishte aspak e lehtë për punëtorët e arsimit, babai pati dy raste serioze për ta lënë Kosovën dhe për të punuar në Evropë. Por fjalët e tij ishin: ‘Nuk mundem që t’ua kthej shpinën studentëve dhe kolegëve të mi në këtë kohë”, tha ai.

Kujtimin e saj e ndau edhe Alltane Kryeziu, prodekane në Fakultetin e Bujqësisë, e cila tregoi një mësim të profesorit që e ndjek edhe sot.

“Unë profesorin e kam pasur edhe në komision, në mbrojtje të temës së diplomës. Dhe diçka që e ka thënë më kujtohet si sot, edhe pse kanë kaluar 40 vite. Më ka thënë që ti duhet t’i besosh së pari vetvetes, madje edhe të tjerëve në aspektin e hulumtimeve shkencore. Kështu që mbaje mend, e ka përkufizuar: ‘Mbaje mend mirë që punën që e ke bërë vetë, askush nuk e di më mirë se ti”, u shpreh ajo.

Profesori Zef Ndoja njihet si nismëtar për themelimin e Departamentit të Teknologjisë Ushqimore dhe Bioteknologjisë.

Ai ndërroi jetë më 19 gusht të këtij viti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku: Do të përmirësohen kushtet në tregun e shitjes me shumicë

Çeku: Do të përmirësohen kushtet në tregun e shitjes me shumicë

Brahimaj: Glauk Konjufca nuk i siguron 61 vota, Osmani gaboi me mandatimin

Brahimaj: Glauk Konjufca nuk i siguron 61 vota, Osmani gaboi me mandatimin

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Arrestohet e më pas lirohet 64 vjeçari në Zubin Potok, dyshohet se sulmoi fizikisht një person

Çeku: Do të përmirësohen kushtet në tregun e shitjes me shumicë

Çeku: Do të përmirësohen kushtet në tregun e shitjes me shumicë

Brahimaj: Glauk Konjufca nuk i siguron 61 vota, Osmani gaboi me mandatimin

Brahimaj: Glauk Konjufca nuk i siguron 61 vota, Osmani gaboi me mandatimin

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Emisioni “Ditari” 05.11.2025

Emisioni “Ditari” 05.11.2025

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Arrestohet e më pas lirohet 64 vjeçari në Zubin Potok, dyshohet se sulmoi fizikisht një person

Rama: Vizioni ynë mbetet i njëjtë, një Prishtinë që respekton mësuesin e fuqizon shkollën

Rama: Vizioni ynë mbetet i njëjtë, një Prishtinë që respekton mësuesin e fuqizon shkollën

Makina përplas kalimtarët në Francë, dhjetë të plagosur

Makina përplas kalimtarët në Francë, dhjetë të plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën