TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Misioni i OSBE-së inkurajon universitetet që të integrojnë edukimin mediatik si lëndë bazë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Misioni i OSBE-së inkurajon universitetet që të integrojnë edukimin mediatik si lëndë bazë

Në periudhën mes tetorit e nëntorit 2022, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar 48 ligjërata mbi edukimin mediatik dhe informativ për studentët në universitetet publike në Mitrovicën e jugut, Pejë dhe Gjakovë.

Misioni i OSBE-së ka bërë të ditur se në ligjërata kanë marrë pjesën gjithsej 185 studentë, të cilët janë pajisur me aftësi kyçe të edukimit mediatik. Ata, siç është potencuar, kanë shtjelluar tema specifike, si efektet e mediave të reja, konteksti i ri i komunikimit, ndërtimi i lajmeve, roli i mediave rreth stereotipeve gjinore, edukimi reklamues, multikulturalizmi në media, propaganda, fushatat politike, lajmet e rreme, verifikimi dhe kontrollimi i fakteve.

Për organizimin e këtyre ligjëratave është ndjekur shembulli i njëjtë i bashkëpunimit me universitetet publike në Prizren e Gjilan më 2021, si dhe hartimit të kurrikulës gjithëpërfshirëse të edukimit mediatik për arsimin e lartë më 2019, së bashku me Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, është shprehur se përmes punës me universitetet kanë inkurajuar studentët që të kenë mendim kritik për përmbajtjet që marrin çdo ditë, në mënyrë që t’i dallojnë dezinformatat dhe lajmet e rreme.

“Jam shumë i kënaqur që tani studentët e universiteteve të Prishtinës, Gjilanit dhe Gjakovës edukimin mediatik do ta kenë lëndë të obligueshme. Jam i gëzuar që bashkëpunimi ynë i kamotshëm me institucionet e arsimit të lartë është duke i ndihmuar të rinjtë që të orientohen në peizazhin kompleks mediatik.”, ka thënë ai.

“Viteve të fundit Misioni i OSBE-së në Kosovë ka realizuar një sërë aktivitetesh në media dhe informim, përfshirë emisione edukative, fushata dhe ligjërata për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe universitetet publike. Në bashkëpunim me DokuFest, Misioni organizoi seminare trajnimi për rreth 70 mësimdhënës të shkollave të mesme, në periudhën mes 2018 dhe 2022.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Misioni i OSBE-së ka inkurajur të gjitha universitetet publike që të integrojnë edukimin mediatik si lëndë bazë, ndërsa do të vazhdojë të mbështesë arsimin e lartë në Kosovë për ta realizuar këtë qëllim.

Viteve të fundit, për shkak të domosdoshmërisë që nxënësit të zotërojnë shkathtësi të edukimit mediatik dhe informativ në epokën aktuale digjitale, kjo lëndë ishte përfshirë si lëndë zgjedhore në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në disa universitete. Përveç kësaj, universitetet publike në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, me planet e tyre aktuale të studimit, parashohin që edukimi mediatik dhe informativ të mësohet si lëndë e obligueshme nga viti 2023/2024 e tutje. Kjo do t’u mundësojë studentëve që t’i analizojnë mediat, përfshirë si ndikojnë ato në jetën dhe komunitetet e tyre, por edhe që të përgatiten për karrierën e tyre./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend

Abdixhiku takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Vazhdon periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet lokale

Subvencionimi i librave – MAShT tregon si të aplikojnë prindërit jashtë Kosovës

Subvencionimi i librave – MAShT tregon si të aplikojnë prindërit jashtë Kosovës

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP

Protestuesit antiqeveritarë në Nepal i vënë flakën ndërtesës së parlamentit

Spanja u ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë

Spanja u ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë

Subvencionimi i librave – MAShT tregon si të aplikojnë prindërit jashtë Kosovës

Subvencionimi i librave – MAShT tregon si të aplikojnë prindërit jashtë Kosovës

Zbulime të reja të ndërtuara në fillim të shekullit të VI-të zbulohen në Kastërc

Zbulime të reja të ndërtuara në fillim të shekullit të VI-të zbulohen në Kastërc

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X