TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mirëpritet marrëveshja për depërshkallëzimin e situatës në veri

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Mirëpritet marrëveshja për depërshkallëzimin e situatës në veri

Marrëveshja për depërshkallëzimin e situatës në veri po mirëpritet nga njohësit e dialogut Kosovë-Serbi.

E njëjta po shihet si hap pozitiv për largimin e presionit ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe fokusimin në tërësi të zbatimit të marrëveshjes bazë dhe aneksit të tij. Mirëpo për organizimin e zgjedhjeve të reja në veri po kërkohet garanci për pjesëmarrjen e Listës Serbe.

Reklamë

Drejtoresha ekzekutive në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbresha Loxha, thotë se Qeveria e Kosovës ka bërë kompromise me dakordimin e 10 korrikut në Bratislavë.

Por sipas saj, gjë pozitive është se Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar në mënyrë deklarative tërheqjen e kryetarëve nga objektet komunale, por vetëm organizimin e zgjedhjeve të reja pas stinës së verës në bazë të legjislacionit të Kosovës.

“Konsiderojmë se është një hap pozitiv me zgjidhë këtë ngërçin në situatën në veri. Në parim ne konsiderojmë se ky katërpikëshi është në linjë në masë të madhe me tre kërkesat e BE-së për deeskalim të situatës në veri, por edhe pesë pikëshin e Kurtit. Konsiderojmë se i kontribuon pozitivisht zgjidhjes të këtij ngërçi, pasi nëse do të vazhdonte kriza dhe nuk do të kishte dakordim për zgjedhje të reja në veri, Kosovës do t’i minohej edhe më tutje pozicioni në rrafshin ndërkombëtar. Por, njëkohësisht do të kishte ndikim në situatën e sigurisë në vend, por edhe përgjithësi në sovranitetin e Kosovës. Ne e shohim pozitivisht dakordimin për të pasur zgjedhje, këtë e kemi pa si pikë që ka pas përafrim Qeveria e Kosovës me Bashkimin Evropian. Po ashtu kjo na duket si një kompromis për faktin se për Kosovën nuk kërkohet në mënyrë deklarative tërheqja e kryetarëve gjë qeveria e Kosovës ka insistu në këtë drejtim. Por në anën tjetër është bërë një kompromis nga Qeveria sepse dakordohen që me pas ulje të prezencës së Policisë në 25 përqind”, thekson ajo.

Dakordimin për deeskalim të situatës në veri e konsideron të rëndësishme edhe njohësi i dialogut Kosovë-Serbi, Seb Bytyçi.

“Kemi pa një ringjallje të aspektit diplomatik sa i përket situatës në veri. Këto pika janë si rezultat i këtyre takimeve dhe shumë gjasa që të rezultojnë në një depërshkallëzim dhe ajo çka është me rëndësi është se aty duhet patjetër të përfshihet një pajtim i ri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit…Sigurisht se duhet të ketë kompromise(për marrëveshje) pastaj edhe kemi edhe aspekte ligjor, pasi edhe nëse dëshirojmë zgjedhje ato marrin kohë. Është një afat kohor i logjikshëm pavarësisht se si shkaktohen zgjedhjet me dorëheqje apo peticion organizimi i tyre merr kohë. Gjithashtu përqindja e tërheqjes së policëve duket e logjikshme dhe aty theksohet se do të përcjellët situata e sigurisë, e cila nënkupton largimin e protestueseve”, thotë Bytyçi.

Por, Loxha nga GLPS e sheh të nevojshme që paraprakisht Lista Serbe të garantojë se merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme.

“Ky katër pikësh mundet me qenë i suksesshëm vetëm nëse kemi dakordim edhe nga ana e palës serbe. Dakordim në kuptimin se do të ketë pjesëmarrje të komunitetit serb në veri, duke pas parasysh edhe garën e partive politike serbe në këto zgjedhje. Përndryshe, nëse shkohet me bojkotimin e njëjtë dhe narrativen e njëjtë kemi me përfundoi në situatën e njëjtë. Është esenciale me pas dakordimin edhe të palës serbe në këtë drejtim”, shton ajo.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka konfirmuar për KosovaPress dakordimin për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

“Ata ranë dakord për hapat e parë prioritar të Kosovës në të gjitha këto tri fusha. Këto përfshijnë zvogëlimin e menjëhershëm të prezencës së Policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale, Kosova do të kryej rregullisht vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe me KFOR-in sipas nevojës, për të vlerësuar mundësinë e zvogëlimit të mëtejshëm të kësaj pranie, duke mos ndërmarrë asnjë lëvizje që do mund të përshkallëzojë situatën, dhe do mbështesë zgjedhjet e parakohshme lokale si dhe do vendosë bazën e nevojshme ligjore”, tha një zëdhënës i Bashkimit Evropian për KosovaPress.

Ai bëri të ditur se Lajçak ka ftuar në Bruksel kryenegociatorët e dialogut për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjes së re për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e zbatimit të saj.

Të hënën më 10 korrik në Bratislavë të Sllovakisë, kryengociatori kosovar, Besnik Bislimi bëri të ditur se është pajtuar me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për hapat për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it si dhe mediat.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Mbledhja e KQZ, në rend dite edhe certifikimi i Listës Serbe

Mbledhja e KQZ, në rend dite edhe certifikimi i Listës Serbe

Në këmbim të parave ndihmonin kandidatët për patentë shoferë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Arrestohen dy zyrtarë, dyshohen për dallavere me testin për patentë-shoferë

Vetaksident me fatalitet në Jabllanicë të Gjakovë, vdes një person

Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Koalicioni për Lirinë e Medias kërkon nga Izraeli që të lejojë menjëherë hyrjen e mediave të huaja në Gaza

Koalicioni për Lirinë e Medias kërkon nga Izraeli që të lejojë menjëherë hyrjen e mediave të huaja në Gaza

Milani siguron Bonifacen

Milani siguron Bonifacen

Emisioni “Ditari” 21.08.2025

Emisioni “Ditari” 21.08.2025

Mbledhja e KQZ, në rend dite edhe certifikimi i Listës Serbe

Mbledhja e KQZ, në rend dite edhe certifikimi i Listës Serbe

Në këmbim të parave ndihmonin kandidatët për patentë shoferë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Arrestohen dy zyrtarë, dyshohen për dallavere me testin për patentë-shoferë

Ukraina dëshiron sqarime për garancitë e sigurisë para takimit me Putinin

Ukraina dëshiron sqarime për garancitë e sigurisë para takimit me Putinin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X