Ndërsa 47 raste të tjera janë raportuar në Policinë e Kosovës si sulm seksual.
Kështu të paktën bëhet e ditur në të dhënat që Tëvë 1 ka siguruar nga ky institucion.
E për të eliminuar këto raste, këtë të hënë u lansua Protokolli Shtetëror për Trajtimin e tyre.
Lansimi i këtij protokolli u mirëprit nga njohës të drejtësisë. Por, avokati Yll Zekaj kërkon që këto strategji të zbatohen dhe të mos mbesin vetëm në letër.
E përveç krijimit të këtyre protokolleve, avokatja Fehmije Gashi Bytyqi kërkon që edhe dënimet të jenë të merituara ndaj dhunuesve.
Përpos lansimit të këtij protokolli, nga Ministria e Drejtësisë u organizua edhe fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”. Por, vetëm gjatë kësaj fushate, janë vrarë dy gra.
Kronika e realizuar nga Doresa Geci







