TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Miratohet Rezoluta për dënimin e sulmit terrorist në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Miratohet Rezoluta për dënimin e sulmit terrorist në veri

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën me të cilën dënon sulmin terrorist  të grupit të armatosur serb, që më 24 shtator në Banjskë, sulmoi Policinë e Kosovës, e si pasojë u vra rreshteri, Afrim Bunjaku.

Këtë rezolutë e votuan të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ishin në sallë, derisa para votimit kryeministri Albin Kurti dhe shefat e Grupeve Parlamentare mbajtën fjalime.

Kurti tha se për këtë akt të agresionit ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse kalon e pandëshkuar atëherë sipas tij, ajo do ta përsërisë krimin.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku theksoi se Qeveria do ta ketë përkrahjen e partisë së tij që këtë situatë sipas tij,  ta përkthejë në avancim të pozicionit tonë në ndërkombëtarë.

Në anën tjetër edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se PDK-ja do të përkrahë Rezolutën e përbashkët të deputetëve për të dënuar sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit të dielën.

Ai tha se mposhtja e këtij grupi, nuk i jep përfundim qëllimeve dhe synimeve të Serbisë karshi Kosovës.

Kurse kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se me përfshirjen e ndërkombëtarëve në këtë çështje, do jetë më i lehtë ndëshkimi i sponsorëve të terrorizmit dhe të vetë terroristëve. Andaj, aprovimin e kësaj rezolute nga Kuvendi i Kosovës, Haradinaj e cilësoi si vendim të drejtë.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu granata dore dhe zollë, në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë e gjuajtjeve është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe një tjetër pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur.

Teksa gjatë ditës së djeshme presidentja, Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me krerët e partive opozitare. Ajo i ka falënderuar përfaqësuesit opozitarë në Kosovë për siç thuhet, përkrahjen ndaj institucioneve të sigurisë në këtë fazë të ballafaqimit më agjendën destabilizuese të Serbisë kundër Kosovës./teve1.info./

Teksti i Rezolutës së miratuar nga Kuvendi për sulmin terrorist në veri

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

T: Scott Bamforth shpallet “MVP i Javës”

T: Scott Bamforth shpallet “MVP i Javës”

Hadërgjonaj në ekipin e javës në Turqi

Florent Hadërgjonaj mungon ndaj Trabzonsporit

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën