Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Ministria e Eknomisë ka propozuar masat emergjente në furnizim me energji për shkak se çështja e energjisë mund të përkeqësohet si dhe çmimet e importit të energjisë mund të rriten gjatë muajve në vijim, raporton teve1.info
“Duke marrë parasysh se gjendja aktuale me çështjen e energjisë mund të përkeqësohet si dhe çmimet e importit të energjisë mund të shënojnë ngritje gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim, Ministria e Ekonomisë ka propozuar masat emergjente në furnizim me energji”, deklaroi Kurti.
E ministrja e Eknomisë, Artane Rizvanolli theksoi se çmimet e energjisë elektrike gjatë muajit shkurt dhe muajit mars mund të rriten.
Rizvanolli tha se ndër të tjera ndalohet edhe përdorimi i energjisë elektike për mihjen e kriptovalutave.
Ndërsa paralajmëroi se KEK-u, KOSTT-i dhe Ministria e Ekonomisë do të obligohen që të marrin masa të veçanta për siguri të furnizimit.
“Duke qenë se furnizimi me energji elektrike vazhdon të ketë rrisqe të lidhura me rritjen eventuale të çmimeve që pritet gjatë fundit të muajit shkurt dhe muajit mars veçanarisht me ftohjen e motit në gjithë Evropën, sipas ligjit për energji propozojmë masat e emergjencës në furnizim me energji ku ndër të tjera parandalohet përdorimi i energjisë elektike për mihjen e kriptovalutave, obligohen institucionet si KEK, KOSTT, Ministria e Ekonomisë që të marrin masa të veçanta për siguri të furnizimit”, ka thënë Rizvanolli.
“Masat shtesë do të ndërmerren sipas nevojës dhe sipas rekomandimeve të komunitetit teknik emergjent siç parashihet me ligj dhe udhëzimin administrativ”, shtoi ajo./teve1.info