Miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes me Zvicrën

Me këtë rast, i pari i dikasterit të Financave, Hekuran Murati tha se kjo marrëveshje kap vlerën e mbi 8 milionë eurove dhe synon forcimin e kapaciteteve të kompanive rajonale të ujit.

“Qeveria e Kosovës ka nënshkruar më 12 tetor marrëveshjen e bashkëfinancimit për ‘Projektin e Qëndrueshmërisë Klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë’, me vlerë 8.34 milionë franga zvicerane. Fillimi i projektit është që të forcohen kapacitetet e kompanive rajonale të ujit. Kosova është shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike. Këtë gjë e kemi parë edhe nga pasojat e fundit nga vërshimet. Për shkak të terrenit gjeografik kemi burime ujore, por sa herë ka ndryshime klimatike mund të ketë edhe mungesa të ujit. Sfida e parë është se mesatarja e ujit të pafaturuar, që arrin në 55 për qind. Sfida e dytë është energjia. KRU-të tona nuk kanë strategji për përdorimin e energjisë së ripërtërishme”, tha ai./rtk

Reklamë Reklamë Reklamë
ADVERTISEMENT
Next Post