TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miratohet në Qeveri Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Mbledhja e Qeverisë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare në Kosovë.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se Shërbimet Sociale dhe familjare në Kosovë janë organizuar në bazë të një ligji i cili është miratuar në vitin 2007, ndërsa plotësim ndryshimi i tij për herë të fundit ka ndodhë në vitin 2012.

“Do të thotë diku plotë afërsisht 14 vite, Kosova funksionon me një legjislacion të shërbime sociale dhe familjare me plotë mangësi e boshllëqe ligjore, përderisa kërkesa dhe nevoja e qytetarëve për shërbime të reja është rrit në vazhdimësi”, tha Haxhiu, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë ekspoze ministrja Haxhiu paraqiti disa nga risitë e këtij Projektligji si politika të reja në shërbime sociale dhe familjare dhe të cilat përbëjnë reformën rrënjësore në këtë fushë.

Koncepti i strehimit familjar dhe fuqizimi i familjes strehues për fëmijët pa përkujdesje prindërore, si njëra ndër format më të mira të mbrojtjes së fëmijëve, duke përfshire strehimin, mirëqenien, edukimin dhe shkollimin e tyre, zë vend të rëndësishëm si politikë e re në ketë Projektligj.

Ky Projektligj gjithashtu si politikë të re e ka rregullimin e jetesës së pavarur të mbikëqyrur e cila është një formë e re e kujdesit social për të rinjtë +18 të cilët për deri sa kanë qenë fëmijë, pra nën moshën 18 vjeçare, kanë qenë nën kujdesin e njërës nga format e mbrojtjes sociale. Kjo formë e mbrojtjes përmes këshillimit dhe mbështetjes sociale është e nevojshme për të gjithë këta të rinjë, sidomos për të rinjtë +18 me nevoja të veçanta.

Projektligji adreson edhe partneritetin publiko-privat në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare dhe kontraktimin e shërbimeve, meqenëse njëra ndër problemet thelbësorë aktuale e shërbimeve sociale dhe familjare është financimi i qëndrueshëm i tyre, me theks të veçantë financimi i qëndrueshëm i strehimoreve dhe qendrave të kujdesit ditor, të cilat ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në familje, dhunës në baza gjinore, fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijë të keqtrajtuar, të abuzuar, të braktisur, fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë e të rinj viktima të përdorimit të substancave psiko – aktive dhe kategoritë e tjera në nevojë sociale.

Inspektimi i shërbimeve sociale dhe familjare në ligjin aktual në fuqi, me tepër ka rol këshillues dhe rekomandues, gjë e cila kemi menduar që duhet të ndryshojë duke e fuqizuar divizionin e inspektimit me kompetenca shtesë, theksoi ministrja Haxhiu.

Si rrjedhojë, në këtë Projektligji inspektoratit të shërbime sociale dhe familjare përveç mbikëqyrjes dhe inspektimit i shtohet kompetenca e shqiptimit të masave adekuate ligjore për subjektet dhe ofruesit individual të licencuar në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare, të cilët eventualisht nuk i ofrojnë shërbimet në përputhje me kushtet dhe standardet ligjore.

Natyrisht menjëherë pas miratimit të këtij projekt ligji dhe hyrjes së tij në fuqi, organet relevante do të angazhohen në hartimin e akteve nënligjore që derivojnë nga ky projektligj në mënyrë që shërbimet sociale dhe familjare të jenë të qasshme, efikase dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, në veçanti në shërbim të atyre që konsiderohet se janë në nevojë sociale./Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

MASh ndan 370 mijë euro për 54 qendra mësimore që mbështesin mbi 2,600 fëmijë

MASh ndan 370 mijë euro për 54 qendra mësimore që mbështesin mbi 2,600 fëmijë

Zemaj: LDK do ta formonte qeverinë për tri ditë me 42% të votave

​Zemaj: LDK-ja nuk e voton buxhetin 2027 pa plotësimin e kushteve tona

Policia në Shtërpcë konfiskon dy furgonë që transportonin dru ilegalisht

Policia në Shtërpcë konfiskon dy furgonë që transportonin dru ilegalisht

Fillon shpërndarja me postë e gjobave të komunikacionit në Suharekë

30 shoferëve iu pezullohet patentë shoferi brenda një jave në Ferizaj

MASh ndan 370 mijë euro për 54 qendra mësimore që mbështesin mbi 2,600 fëmijë

MASh ndan 370 mijë euro për 54 qendra mësimore që mbështesin mbi 2,600 fëmijë

Zemaj: LDK do ta formonte qeverinë për tri ditë me 42% të votave

​Zemaj: LDK-ja nuk e voton buxhetin 2027 pa plotësimin e kushteve tona

Policia në Shtërpcë konfiskon dy furgonë që transportonin dru ilegalisht

Policia në Shtërpcë konfiskon dy furgonë që transportonin dru ilegalisht

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Trepça e Bashkimi, gati për duelet e radhës në FEC

Fillon shpërndarja me postë e gjobave të komunikacionit në Suharekë

30 shoferëve iu pezullohet patentë shoferi brenda një jave në Ferizaj

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Rama vendos sërish karrige para Kryeministrisë: Dialogu është këtu përsëri

Rama vendos sërish karrige para Kryeministrisë: Dialogu është këtu përsëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën