TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Miratohet në Komision Kodi i Sjelljes, deputetët që shajnë gjobë deri 700 euro

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Miratohet në Komision Kodi i Sjelljes, deputetët që shajnë gjobë deri 700 euro

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar të martën një ndryshim të propozuar nga deputeti i VV-së, Dimal Basha. Tash parashihet që deputetët që shajnë, ofendojnë e nxisin dhunë të sanksionohen deri në 50 për qind të pagës apo 688 euro, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu parashihen masa sanksionuese si vërejtje me shkrim e nëse ka shkelje të rëndë të përsëritur shqiptohet vërejtja me shpallje publike në uebfaqen e Kuvendit dhe deklarim të shkeljes në seancën e ardhshme.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka propozuar që deputetëve me sjellje të këqija t’u hiqen tri paga.

“Me nenin 26 paragrafi c, d mendoj që po dënohet GP, po dënohet qytetari por jo deputeti. Nuk po me duket e logjikshme të dënohet dikush tjetër për sjelljen e pandërgjegjshme të deputetit. Unë propozoj që ndëshkimi të mos jetë 20 për qind, por të jetë deri në 3 paga”, ka thënë ai.

Deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka thënë se sanksionimi bëhet me qëllimin që të shihet edhe si presion.

“Nuk është çështja vetëm e ndëshkimit të deputetit, por edhe entitetit politik të grupeve parlamentare, që i takon në kuptim të vështirësisë së vendimmarrjes sepse e implikon punën e tyre në komisione. Kjo shërben si presion”, ka thënë ai duke u dakorduar që të rritet në 20 për qind sanksionimi për deputetët.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se duhet të ketë çështje që mund të zbatohen.

“Unë kam dilemat e mija nëse dikush e dërgon në kushtetuese këtë. A është kushtetuese apo jo? Sepse mandati i deputetit është i lirë i përgjigjet vetëm qytetarit askujt tjetër. Ky kod etik nënkupton shumë në sjelljet morale të njerëzve, është bukur e ndjeshme”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se pas miratimit të rregullores së punës së Kuvendit, miratimi  i kodit të sjelljes për deputetët e Republikës së Kosovës, pa dyshim është një akt i cili do të ndihmojë jo vetëm funksionimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës por sipas tij,  do të krijojë obligime, sanksionime dhe do të themelojë një organ të ri i cili ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

“Ky takim i komisionit për Legjislacion ka një rëndësi të veçantë për shkak se është mbledhur që të miratojë një dokument respektivisht një kod të sjelljes së deputetëve i cili nuk ka ekzistuar deri më tani, ashtu siç e tha kryetari Rrustemi. Pas miratimit të rregullores së punës së Kuvendit, miratimi  i kodit të sjelljes për deputetët e Republikës së Kosovës pa dyshim është një akt i cili do të ndihmon jo vetëm funksionimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës mirëpo do të krijojë obligime, sanksionime dhe do themelojë një organ të ri i cili ka një rëndësi të jashtëzakonshëm”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Pas gati tre vitesh, Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim – detajet nga vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë

Pas gati tre vitesh, Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim – detajet nga vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë

ShBA kërkon reduktim të pranisë së trupave të NATO-s, përfshirë zvogëlimin e trupave në Kosovë

ShBA kërkon reduktim të pranisë së trupave të NATO-s, përfshirë zvogëlimin e trupave në Kosovë

Hamza takon ambasadorin austriak, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Superliga e basketbollit vazhdon të premten e të shtunën, përballja kryesore në kryeqytet

Superliga e basketbollit vazhdon të premten e të shtunën, përballja kryesore në kryeqytet

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Digjet një shtëpi në rrugën “B” në Prishtinë, policia jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën