TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miratohen konkluzionet e ministrave të BE-së për zgjerimin

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Miratohen konkluzionet e ministrave të BE-së për zgjerimin

Këshilli i çështjeve të përgjithshme i Bashkimit Evropian në takimin e ministrave të vendeve anëtare, ka miratuar të martën në Bruksel konkluzionet kushtuar procesit të zgjerimit.

Nëpërmjet tyre vendet anëtare të BE-së kanë përsëritur përkushtimin për vazhdimin e procesit të zgjerimit, bazuar në parimin e meritave individuale të vendeve që synojnë integrimin në BE, por edhe u kanë bërë thirrje atyre që të vazhdojnë procesin e reformave si dhe t’i zgjidhin edhe mospajtimet bilaterale.

Bashkimi Evropian, përmes këtyre konkluzioneve, u ka bërë thirrje edhe Kosovës edhe Serbisë që pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre, duke ua rikujtuar se ky është edhe kusht për përparimin e tyre në procesin e integrimit në BE.

Nga Kosova në veçanti kërkohet që të nisë pa vonesa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa nga Serbia kërkohet që të nisë njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.

“Këshilli përsërit se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksi për implementim, të miratuara në shkurt dhe mars 2023, duhet të respektohen dhe zbatohen në tërësi sa më shpejt që të jetë e mundur, pa parakushte, sikur edhe të gjitha obligimet e tjera nga BE-ja, po ashtu edhe të gjitha obligimet ekzistuese nga dialogu”, thuhet në këtë dokument ku nënvizohet thirrja që ka të bëjë me krijimin e Asociacionit.

“Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, duke nisur me përcjelljen e draftit të Statutit të cilin palëve ua kishte prezantuar lehtësuesi i BE-së, përmes vendimit të Qeverisë së Kosovën, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pa vonesa të reja”, thuhet ndër tjerash.

Në këto konkluzione, BE-ja do ta dënojë edhe një herë dhunën në veri të Kosovës, përfshirë sulmet e fundit në kanalin e Ibër-Lepencit, por edhe sulmet e vitit të kaluar në Banjskë dhe shpreh keqardhje të thellë se Serbia nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

“Këshilli mbetet thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të qëndrueshëm për shtensionim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë, dhe të shmangin retorikën përçarëse”, thuhet në këtë dokument.

Nëpërmjet këtyre konkluzioneve BE-ja ka thënë se masat ndaj Kosovës do të hiqen paralelisht me hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për t’i ulur tensionet në veri, raporton Radio Evropa e Lirë.

Theksohet një rikujtim për Kosovën dhe Serbinë se rruga e tyre drejt BE-së varet nga progresi në procesin e normalizimit të raporteve dhe se mungesa e këtij progresi do të ndikojë që ato të humbin rastin e duhur.

“Në përputhje me deklaratën e përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së, BE-ja ka implementuar masat e kthyeshme ndaj Kosovës. BE-ja do t’i heqë gradualisht këto masa paralelisht me hapat e tjerë të Kosovës

për të shtensionuar situatën në veri. Këshilli do të mbetet duke u marrë me ketë çështje”, theksohet në këtë dokument.

Ndërkohë, vendet e BE-së kanë përshëndetur mbylljen e tre kapitujve në procesin e negociatave me Malin e Zi dhe hapjen e një grupkapitulli me Shqipërinë.

Sa i përket Serbisë, edhe pse Presidenca hungareze dhe Komisioni Evropian kanë bërë përpjekje maksimale që të hapet grupkapitulli 3, kjo nuk ka ndodhur pasi disa shtete e kanë bllokuar këtë vendim. Serbisë i rikujtohet se për të avancuar drejt BE-së duhet të bëjë më shumë përparim, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, por edhe në normalizimin e raporteve me Kosovën.

Serbia që nga dhjetori i vitit 2021 nuk ka hapur asnjë kapitull. Në konkluzione, BE-ja shprehet se do t’i rikthehet hapjes së kapitujve me Serbinë sapo Beogradi të shënojë progres në këto pika.

Si kompromis vendet e BE-së janë pajtuar që Serbisë t’i dërgohet një letër nga Presidenca hungareze, nëpërmjet së cilës ftojnë Beogradin që të paraqesë pozicionin negociues për kapitujt në fjalë. Ky është një hap simbolik, por nuk parasheh edhe hapjeve të kapitujve pasi për një gjë të tillë sërish nevojitet pajtimi i të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, një grua gjendet pa shenja jeta në oborrin e shtëpisë

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Sulm me thikë në Ferizaj, dy persona të plagosur pranë Postës Qendrore

Sulm me thikë në Ferizaj, dy persona të plagosur pranë Postës Qendrore

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se kërcënoi një zyrtar policor përmes telefonit

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, një grua gjendet pa shenja jeta në oborrin e shtëpisë

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Sulm me thikë në Ferizaj, dy persona të plagosur pranë Postës Qendrore

Sulm me thikë në Ferizaj, dy persona të plagosur pranë Postës Qendrore

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se kërcënoi një zyrtar policor përmes telefonit

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë

​ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind, transporti dhe energjia me rritjen më të madhe

​ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind, transporti dhe energjia me rritjen më të madhe

Hamza para takimit me Kurtin: S’kam vija të kuqe me asnjë parti, shpresoj në progres për formimin e institucioneve

Hamza para takimit me Kurtin: S’kam vija të kuqe me asnjë parti, shpresoj në progres për formimin e institucioneve

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

MINT me çmime të reja për derivatet, rritet nafta – ja sa kushton një litër sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën