TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Miratimi i kodit të sjelljes, me kaq para do të ndëshkohen deputetët në rast sharje e ofendimi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Miratimi i kodit të sjelljes, me kaq para do të ndëshkohen deputetët në rast sharje e ofendimi

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në mbledhjen e së martës ka miratuar Kodin e Sjelljes për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me miratimin e këtij kodi, Tringa Dreshaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, tregoi se në rast kur deputeti shan ose ofendon, do të ketë një masë ndëshkimi minus 20 deri në 50 përqind të pagës bazë.

Po ashtu, Dreshaj njoftoi se ky kod përmban dy nene, teksa theksoi se në nenin e parë flitet për gjuhën jo parlamentare dhe gjuhën diskriminuese, përfshirë këtu aspektin e ngacmimeve seksuale.

“Kodi përmban dy nene të cilat i qartësojnë këto situata. Neni i parë flet për gjuhën jo parlamentare dhe gjuhën diskriminuese, në të përfshihet edhe aspekti i ngacmimeve seksuale. Mirëpo, në fund të kësaj rregulloreje janë të parapara  masat ndëshkuese, ku neni 26 flet për zbatimin e masave ndëshkuese në raste të caktuara. Shembull, në rastin ku fillimisht deputetit i jepet një vërejtje me shkrim, e njëjta në rast të shkeljes së rëndë, atëherë nëse përsëritet pas vërejtjes me shkrim, atëherë kjo vërejtje i shqiptohet edhe në mënyrë publike, pra shpallet në faqen e Kuvendit, njëherit suspendimi nga pjesëmarrja deri në tri seanca varësisht nga niveli i shkeljes së këtij kodi, suspendimi nga pjesëmarrja në tri mbledhje të komisioneve dhe sanksioni financiar, ky sanksionim përfshin nga 20 deri në 50 përqind të pagës bazë të deputetëve”, deklaroi Dreshaj në emisionin “Ditari”.

Më tej, Dreshaj bëri të ditur se shkelje të tilla paraprakisht do të vërtetohen nga një komision i cili do të themelohet si një trup brenda Kuvendit.

“Këto shkelje, paraprakisht vërtetohen nga një komision i cili do të themelohet si një trup për brenda Kuvendit. Pas hyrjes në fuqi të këtij kodi, në periudhën 6 mujore, Kuvendi e ka për detyrë ta themelojë komisionin e etikës, i cili komision pastaj do të merret me shkeljet dhe do t’i shqyrtojë bazat e parapara”, shtoi tutje Dreshaj.

Ndërkaq, e pyetur se miratimi i këtij kodi a do të ketë efekt te deputetët, Dreshaj tha se kjo mbetet në vullnetin e tyre se sa do të jenë të gatshëm ta zbatojnë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

8 policë të suspenduar brenda jave

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kurti e do Murat Jasharin për president

Kurti e do Murat Jasharin për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën