TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Minus dhjetë dëshmitarë të prokurorisë në rastin e Thaçit e të tjerëve

Në rastin e Thaçit e të tjerëve, numri i dëshmitarëve të prokurorisë u zvogëlua për dhjetë sosh. Kjo pasi prokuroria kërkoi vet, që dëshmia e tyre të pranohej si provë materiale. Reduktime të tilla, vlerësohen se shkojnë në favor të të akuzuarve.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
3 0
A A

Radha e dëshmitarëve në rastin e katërshes së UÇK-së, pësoi sërish ndryshime.

Prokuroria kishte kërkuar që dhjetë dëshmitarë të saj, të mos dëshmojnë në gjykatore, por të pranohen si prova dëshmitë e tyre në procedura të mëhershme.

Një gjë e tillë, u aprovua nga trupi gjykues.

“Trupi Gjykues miratoi pjesërisht një kërkesë të Prokurorisë për të pranuar dëshmitë e 10 dëshmitarëve sipas rregullës 153. Kjo rregull lejon që dëshmia të pranohet me shkrim pa pasur nevojë që dëshmitari të paraqitet në sallë të gjyqit, në qoftë se dëshmia e dëshmitarit nuk lidhet konkretisht me veprimet dhe sjelljen kriminale të të akuzuarve”.

Dëshmitarët e tillë, varësisht nevojës vlerësohet se mbrojtja mund t’i thërras vet.

“Prokuroria ka të drejtë që t’i ftojë dëshmitarët që dëshmia e tyre të merret në gjykatore ose të propozon që disa deklarata të dhëna në procedurën paraprake, të merren si të lexuara. Në rast se mbrojtja e ka parë që ka interes që të dëgjohet ndonjë dëshmitar, deklarata e të cilit është marrë si e lexuar, kur i vjen radha mbrojtjes mundet me propozu si dëshmitar të vet, dhe t’ia marrë dëshminë për ato pjesë të dëshmisë të cilat shkojnë në favor të mbrojtjes”, tha Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

E ndryshe veproi trupi gjykues me kërkesën e mbrojtjes që disa dëshmitarë të prokurorisë, të rikthehen për të dëshmuar.

“Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që gjykata të detyrojë Prokurorinë të thërrasë dy dëshmitarë për të cilët Prokuroria kishte kërkuar t’i hiqte nga lista e dëshmitarëve të vet në shtator të vitit të kaluar”.

Reduktimet e tilla të numrit të dëshmitarëve, konsiderohen se shkojnë në favor të të akuzuarve.

Deri në muajin prill, ZPS-ja llogaritet që ta përfundojë çështjen e saj, duke vazhduar procesi më tej me ekipën e viktimaveve dhe ekipet mbrojtëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Në Paris mbahet Forumi i Paqes, pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Sot ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, shkak greva e punëtorëve të Infrakosit

Sot ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, shkak greva e punëtorëve të Infrakosit

Bayerni synon fitoren ndaj Dortmundit pa trajnerin Kompany

Kompany kthehet në stol te Bayern Munich pas problemeve shëndetësore

Pelegrini turk vdes gjatë lutjeve para nisjes për në Umre

Pelegrini turk vdes gjatë lutjeve para nisjes për në Umre

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Në Paris mbahet Forumi i Paqes, pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Sot ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, shkak greva e punëtorëve të Infrakosit

Sot ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, shkak greva e punëtorëve të Infrakosit

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit, raportimi i ministrit Vitia dhe furnizimi me rrymë në rend dite

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit, raportimi i ministrit Vitia dhe furnizimi me rrymë në rend dite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën