TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MINT dërgon në Gjykatë 14 biznese, s’e respektuan vendimin për marzhën e fitimit për produktet e naftës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A

Gjatë një muaji nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës të përdorshme për transport, inspektorët e tregut të naftës kanë iniciuar procedurë në gjykatë për 14 biznese, pasi është evidentuar se nuk e kanë respektuar marzhën maksimale tregtare të lejuar.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Informim e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Sipas MINT, të gjitha rastet e shkeljeve të evidentuara janë proceduar në gjykatë.

“Gjatë inspektimeve të realizuara janë evidentuar 14 raste, në të cilat subjektet kanë pasur mospërputhje të çmimit të shitjes me marzhën maksimale të lejuar. Në të gjitha raste kur është evidentuar se operatori ekonomik nuk ka respektuar marzhën maksimale tregtare të lejuar është iniciuar procedurë në gjykatë. Pra, në 14 rastet që janë konstatuar shkelje janë filluar procedurat kundërvajtëse në gjykatë”, thuhet në përgjigjen e MINT, raporton “Betimi për Drejtësi”

Kujtojmë se më 28 korrik 2023, MINT kishte marrë vendim me anë të së cilit synohej rregullimi i çmimit të produkteve të naftës të përdorshme për transport.

Me anë të këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër. Ndërsa, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë.

Në një komunikatë për medie, MINT kishte theksuar se vendimi është bazuar në monitorimin e rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës.

Sipas tyre, është evidentuar rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizja e çmimeve në tregun botëror.

“Vendimi është bazuar në monitorimin e rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut, lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror”, thuhej në komunikatën e MINT.

Ky vendim i marrë më 28 korrik 2023, thuhej se ishte i vlefshëm 30 ditë nga dita e hyrjes në fuqi.

Tags: gjykateMINTproduktet e naftës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i ndryshueshëm, por jo i ftohtë gjatë javës

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i ndryshueshëm, por jo i ftohtë gjatë javës

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën