TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministrja Hajdari tregon për përfitimet që do t’i ketë Kosova nga marrëveshja e EFTA-s

by tëvë1
1 vit ago
4
A A
Ministrja Hajdari tregon për përfitimet që do t’i ketë Kosova nga marrëveshja e EFTA-s

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) Rozeta Hajdari ka deklaruar se marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve anëtare të EFTA-s, është një mundësi siç thekson ajo e shkëlqyer për zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimit më të ngushtë në tregjet ndërkombëtare. Ndërsa, ka theksuar se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë shumë kompani vendore, duke ju mundësuar prodhuesve të eksportojnë një sërë produktesh në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.

Në një konferencë për media, Hajdari ka thënë se Kosova po bëhet shpejtë një destinacion dinamik dhe tërheqës për investime.

“Kosova po bëhet shpejtë një destinacion dinamik dhe tërheqës edhe për investime. Me mundësi të rritje në sektorët kyç siç janë prodhimi, shërbimet profesionale, bujqësia dhe tjerët sektor në rritje. Prandaj, marrëveshja e tregtisë së lirë është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe integrimit më të ngushtë në tregjet ndërkombëtare. Me këto negociata, për dallim nga vendet e rajonit, të cilat kanë nënshkruar kohë me parë një marrëveshje të tillë, Republika e Kosovës është i vetmi vend ne rajon që, përveç kapitullit te tregtisë në mallra, ka negociuar edhe kapitullin e tregtisë në shërbime në këtë marrëveshje. Marrëveshja e Tregtisë së Lire në mes Republikës së Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s përfshin të gjitha fushat e lidhura me Politika Tregtare”, ka theksuar Hajdari.

Hajdari nënvizoi se nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, do të përfitojnë shumë kompani vendore. Ndërsa ka thënë se kjo marrëveshje do të forcojë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare të Kosovës në mes shteteve të EFTA-s duke rritur imazhin e Kosovës edhe ndërkombëtarisht.

“Nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, do të përfitojnë shumë kompani vendore, pra të gjitha produktet industriale pa kuota, tarifa, shumë produkte bujqësore, përveç disa, në sezon të ndryshme kur kanë kuota këto vende të EFTA-s dhe po ashtu bizneset shërbyese të shërbimeve profesionale. Po ashtu investitorët do të kenë mundësi të investojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë vendore duke sjellë kapital dhe teknologji moderne, duke sjellë edhe përvojat evropiane dhe duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës, veçanërisht në sektorët e transportit të energjisë dhe sektorë tjerë strategjik në vendin tonë. Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve anëtarë të EFTA-s, po krijon mundësi për rritjen e punësimit dhe përmirësimin e të ardhurave kombëtare…Kjo marrëveshje do të forcojë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare të Kosovës në mes shteteve të EFTA-s duke rritur imazhin e Kosovës edhe ndërkombëtarisht”, tha ajo, shkruan KP.

Ndërsa ka theksuar se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë një numër i madh i diasporës kosovare që jetojnë në Zvicër dhe vendet e tjera të EFTA-s.

Mirëpo, sipas njohësve të ekonomisë, sfidë në këtë marrëveshje, mbetet një klauzole në kuadër të marrëveshjes ku thuhet se produktet me përmbajtje shtazore do duhej t’i nënshtroheshin rregullave të BE-së.

Një ndër prioritetet e marrëveshjes është fuqizimi i eksportit të produkteve kosovare, veçanërisht në sektorët e bujqësisë, industrisë së përpunimit dhe teknologjisë.

EFTA dhe Kosova nisën negociatat e tyre drejt një marrëveshjeje të tregtisë së lirë në qershor 2022. Midis gushtit 2022 dhe shtatorit 2024, u mbajtën katër raunde negociatash dhe disa takime ndërsesionale.

EFTA është një organizatë ndërqeveritare e Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës. Ajo u krijua në vitin 1960 nga shtatë shtetet e saj anëtare të atëhershme për promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik ndërmjet anëtarëve të saj. Katër shtetet e EFTA-s janë të gjitha ekonomi të hapura dhe konkurruese të përkushtuara ndaj liberalizimit progresiv të tregtisë në arenën shumëkombëshe dhe në marrëveshjet e tregtisë së lirë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Si u mirëprit nga bujqit vendimi për ndalimin e mjeteve bujqësore në Prishtinë?

Si u mirëprit nga bujqit vendimi për ndalimin e mjeteve bujqësore në Prishtinë?

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

Deputetja britanike: Fundi i mandatit të Osmanit, moment i gabuar për humbjen e një udhëheqëse të kalibrit të saj

39 aksidente në trafik me persona të lënduar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Pesë persona të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Tomoc të Istogut

“Faji s’është jetim”, Qorrolli: Hamza pa guxim për të dhënë emër të përveçëm për president

“Faji s’është jetim”, Qorrolli: Hamza pa guxim për të dhënë emër të përveçëm për president

Osmani në adresimin përmbyllës: Po lëmë pas një punë të jashtëzakonshme

Osmani në adresimin përmbyllës: Po lëmë pas një punë të jashtëzakonshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën