TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministrja Hajdari në Greqi diskuton për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministrja Hajdari në Greqi diskuton për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare

Delegacioni i udhëhequr nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe drejtuesi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë, Fitim Gllareva, u pritën në takime nga përfaqësues të Greqisë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga ministria, ministrja Hajdari në takim me ministrin Alternativ të Zhvillimit dhe Investimeve, Nikolaos Papathanasis, ku palët reflektuan në portofoliot e ministrive që udhëheqin, duke i kushtuar fokus të veçantë sektorëve industrial dhe reformave të nevojshme strukturore për lehtësimin e të bërit biznes.

Ministrja Hajdari me zëvendësministrin Papathanasis shkëmbyen përvojat në fushën e investimeve strategjike për të cilën fushë pala greke ofrojë mbështetje institucionale përmes departamentit të investimeve strategjike dhe agjencisë ekzekutive, Enterprise Greece.

Hajdari takoi edhe zëvendësministren e Turizmit, Maria Zaharaki, me të cilën diskutuan për zhvillimet dhe të arriturat në fushën e turizmit në Kosovë dhe Greqi dhe mundësitë e zhvillimit të ofertave turistike me vendet e rajonit për përfitime të përbashkëta për të sjellur punësim, rritje të të ardhurave në Evropën Juglindore.

Zëvendësministrja Zaharaki e shtjelloi rëndësinë që ka turizmi për zhvillimin ekonomik të Greqisë dhe prezantoi të gjitha programet turistike greke që kanë kontribuar në rritjen ekonomike.

Sipas një komunikate të ministrisë, palët u pajtuan që në të ardhmen të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta turistike për Evropën Juglindore, me fokus në promovimin e vlerave të përbashkëta me kulturë të pasur dhe qytetërim të lashtë.

Gjatë qëndrimit në Athinë, delegacioni kosovar u prit në takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme për Diplomacinë Ekonomike dhe Hapje, Kostas Fragogiannis, i cili theksoi rëndësinë për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare në mes dy vendeve, derisa shtoi domosdoshmërinë që ka integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Greqia po ndjek një qasje konstruktive politike, si pjesë e përkushtimit të saj për forcimin e paqes, stabilitetit dhe promovimit të zhvillimit në Evropën Juglindore.

Delegacioni i ministres Hajdari përfshin edhe 10 biznese kosovare, që do të jenë pjesë e forumit të biznesit dhe rrjetëzimit me biznese greke, me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare Kosovë-Greqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani i fokusuar te Hoffenheimi, nuk flet për Barçën

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën