TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministria e Shëndetësisë jep disa këshilla për sigurinë e fëmijëve në pishina

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ministria e Shëndetësisë jep disa këshilla për sigurinë e fëmijëve në pishina

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar prindërit që dërgojnë fëmijët në pishina.

Në një komunikate për media, MSh-ja ka kërkuar që prindërit të marrin masat e nevojshme për sigurinë e fëmijëve si në pishina të hapura ashtu edhe të mbyllura, dhe në ato familjare, shkruan teve1.info

“Me ngritjen e temperaturave, larja në pishina është aktivitet ku përfshihen shumë fëmijë. Por, zhvillimi i këtij aktiviteti rekreativ në kushte të mos zbatimit të disa masave të sigurisë, bart edhe rreziqe për shëndetin e fëmijëve. Këto rreziqe përfshijnë infeksionet bakteriale, virale ose parazitare nga uji i papastër, irritimet e lëkurës dhe syve, djegiet nga dielli. Rrezik i shtuar për fëmijët janë rrëshqitjet, rëniet e deri tek mbytja, sidomos për ata fëmijë që ende nuk dinë të notojnë”, thuhet në njoftim.

Më poshtë mund ta gjeni komunikatën e plotë:

Mbikëqyrjen e vazhdueshme që nënkupton se fëmijët duhet të jenë gjithmonë nën mbikëqyrjen e një të rrituri përgjegjës kur janë në pishinë;

Mësimin e notit përmes inkurajimit dhe regjistrimit të fëmijëve në shkolla të notit për t’u siguruar që ata të mësojnë të notojnë në mënyrë të sigurt;

Përdorimin e pajisjeve ndihmëse për fëmijët që nuk dinë të notojnë mirë, si krahët ndihmës të mbushur me ajër, jelekët e shpëtimit, ose rripat ndihmës, të përshtatura sipas moshës dhe peshës së fëmijës;

Rritjen e sigurisë së pishinës duke kontrolluar rregullisht cilësinë e ujit për të shmangur infeksionet dhe sëmundjet dhe duke siguruar sistem të mirë filtrimi dhe dezinfektimi për të mbajtur ujin e pastër;

Kujdesin për sipërfaqet e rrëshqitshme, duke i mësuar fëmijët të ecin ngadalë dhe të mos vrapojnë rreth pishinës për të shmangur rrezikun e rënieve dhe mbajtja e sipërfaqeve rreth pishinës të thata;

Mbrojtjen nga dielli kur bëhët fjalë për pishina të hapura përmes përdorimit të kremit diellor me faktor mbrojtës të lartë dhe riaplikimi rregullisht, sidomos pas daljes nga uji, veshja e fëmijëve me rroba mbrojtëse nga dielli, si bluza me mëngë të gjata dhe kapela dhe;

Përdorimi i syzeve të notit për të mbrojtur sytë e fëmijëve nga irritimet e shkaktuara nga klori dhe kimikatet e tjera në pishinë, bashkë me larjen e fëmijëve me ujë të pastër pas notit për të hequr çdo kimikat të mbetur në lëkurë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje dhe i inkurajon prindërit që të ndërmerren këto masa për të siguruar që fëmijët të jenë të mbrojtur gjatë larjes në pishina dhe për të parandaluar dhe evituar rreziqet e mundshme. Bashkëpunimi dhe përkushtimi për sigurinë e fëmijëve është çelësi për një verë të shëndetshme dhe të sigurt për fëmijët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën