Në njoftim thuhet se vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë, e lehtë dhe efikase për t’u mbrojtur nga inteksioni, përcjell teve1.info
“Pavarësisht ecurisë së COVID-19, vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë, më e lehtë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga infeksioni.
Që ta arrini këtë, vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit.
- Fëmijët e moshës 5-11 vjeç me dozën e parë dhe të dytë;
- Personat e moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë të vaksinës kundër COVID-19;
- Personat e moshës mbi 60 vjeç mund të vaksinohen edhe me dozën e IV-të (katër muaj pas marrjes së dozës së III-të)”, thuhet në njoftim.