TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministria e Mbrojtjes premton se pjesëtarët e FSK-së nuk do të mbesin pa ushqim

by teve1
1 vit ago
0
A A
Ministria e Mbrojtjes premton se pjesëtarët e FSK-së nuk do të mbesin pa ushqim

Ministria e Mbrojtjes, ka siguruar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk do të mbesin pa ushqim duke e quajtur propagandë mediatike mungesën e ushqimit në kazermat e FSK-së.

Në njoftim thuhet se, nuk ka mungesë të ushqimit dhe as të cilësisë, pasi të njëjtat produkte bazë përdoren në çdo shtëpi në Kosovë.

Sipas ministrisë, e vetmja gjë me të cilën po përballen është mungesa në numër e stafit teknik mbështetës, mirëpo kanë thënë se ky problem do të zgjidhet sapo të mbyllet konkursi për pranimin e stafit profesional vetanak.

Ndërsa, për letren e komandantit të FSK-së drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, kanë thënë se është në vazhdën e komunikimit të zakonshëm ku raportohen vështirësitë të cilat hasen gjatë rrugës.

“Të gjitha kazermat e FSK-së janë funksionale dhe po shërbehet llojllojshmëri shujtash pavarësisht nga jo që po tentohet të propagandohet në disa medie dhe rrjete sociale. E vërteta është se nuk ka mungesë të ushqimit dhe as të cilësisë, pasi të njëjtat produkte bazë përdoren në çdo shtëpi në Kosovë, e vetmja gjë me të cilën po përballemi është mungesa në numër e stafit teknik mbështetës, pasi kuzhinierët veçse i kemi angazhuar në këtë periudhë si rezultat i marrëveshjes me Qendrën Studentore si dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës. Ky problem do të zgjidhet sapo të mbyllet konkursi për pranimin e stafit profesional vetanak, konkurs ky që është hapur dhe çdo procedurë do të përfundoj në afat prej 45 ditësh. Ndërsa letra drejtuar Ministrit të Mbrojtjes nga Komandanti i FSK-së është në vazhdën e komunikimit të zakonshëm ku raportohen vështirësitë të cilat hasen gjatë rrugës, dhe sigurisht se ndërtimi i kapaciteteve të vetqëndrushmërisë sa i përket ushqimit nuk është një proces pa vështirësi. Përgjatë kësaj periudhe kalimtare do të ndërmirren masat për të siguruar vazhdimësinë e ofrimit të këtij shërbimi. Ushtarakët nuk do të mbesin pa ushqim, këtë ua garantojmë pjesëtarëve të FSK-së”, theksohet në njoftim.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pranuar se FSK-ja gjendet në një situatë të vështirë për ushqimin e ushtarëve.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Mbrojtje, tha se kontrata aktuale e sigurimit të ushqimit është subjekt i trajtimit të brendshëm, derisa theksoi se po tentojnë të krijojnë vetëqëndrueshmëri për ushqim të FSK-së.

Maqedonci: FSK-ja gjendet në një situatë të vështirë për ushqimin e ushtarëve

Tags: Ejup MaqedonciFSKMinistria e Mbrojtjes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë mësimi po mbahet normalisht

Në gjysmën e shkollave në Prishtinë nevojiten ndërhyrje për çështje të sigurisë

​Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevë për shkak të vonesës së pagave

​Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevë për shkak të vonesës së pagave

Jeton Koca jep dorëheqje nga pozita e prokurorit, KPK e miraton

Jeton Koca jep dorëheqje nga pozita e prokurorit, KPK e miraton

Vrasja në Gjakovë – Viktima dhe dorasi ishin shokë, i plagosuri vëlla me të ndjerin

Vrasja në Gjakovë – Viktima dhe dorasi ishin shokë, i plagosuri vëlla me të ndjerin

Osmani: Ne iu lutëm Zotit të na shpëtonte dhe Zoti na dërgoi Amerikën

Osmani: Jemi krenarë për këtë arritje të madhe të Luanës

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Të martën dhe mërkurën, ndeshjet e kthimit në Champions

Mbappe në fushë ndaj Benficas

Mbappe kthehet ndaj Cityt, ftohet edhe Bellingham

​Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje

​Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje

Kryeziu i Ballkanit, më i miri i xhiros

Kryeziu i Ballkanit, më i miri i xhiros

Në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë mësimi po mbahet normalisht

Në gjysmën e shkollave në Prishtinë nevojiten ndërhyrje për çështje të sigurisë

Arabia Saudite rrëzon tre dronë të tjerë mbi Riad dhe Provincën Lindor

Arabia Saudite rrëzon tre dronë të tjerë mbi Riad dhe Provincën Lindor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën