Ministria e Mbrojtjes ka demantuar lajmet se ministri, Ejup Maqedonci ka dhënë dorëheqje nga ushtrimi i detyrës së tij.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes , Maqedonci as nuk ka dhënë dorëheqje e as që e ka në plan që të bëj një gjë të tillë.
“Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk planifikohet të ndodhë”, thuhet në njoftim.
Ky reagim erdhi si shkas i një deklarate të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se ka informate se ministri Maqedonci ka ofruar dorëheqje.