TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria e Financave i reagon Avokatit të Popullit për Ligjin e Tatimit në Pronë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministria e Financave i reagon Avokatit të Popullit për Ligjin e Tatimit në Pronë

Ministria e Financave i ka reaguar Avokatit të Popullit pas kërkesës së këtij  institucioni për ndryshim të Ligjit për Tatimin në Pronë.

Në një reagim ministria ka thënë se rekomandimet nga Avokati i Popullit tashmë janë adresuar kohë më parë.

“Reagim Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se kushtëzimi për të nxjerrur vërtetimin e shlyerjes së borxhit të Tatimit në Pronë për të regjistruar veturën është hequr qysh në vitin 2021, bazuar në Rregulloren mbi Pezullimin e Shërbimeve Komunale për Mbledhjen e Detyrimeve të Papaguara të Tatimit në Pronë, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në tetor të vitit 2021. Për më tepër, me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-176 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e Tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes nenit 111 ka fshirë nenin 29 të Ligjit për Tatimin në Pronë.  Pra, rekomandimi i dhënë nga Avokati i Popullit lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme veçse është adresuar kohë më parë nga Ministria.  MFPT është e vendosur dhe e përkushtuar ndaj zvogëlimit të barrës administrative e ofrimit të shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Kjo vjen pasi gjatë ditës  u njoftua se Avokati i Popullit ka aprovuar kërkesën e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazrekut kundër Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Deri para kohës kur Mazreku ka bërë ankesën në zyrën e Avokatit të Popullit për të regjistruar veturat e tyre qytetaret është dashur të paguajnë tatimin në pronë.

Deri sa pas ankesës së drejtorit Mazreku kjo praktikë diskriminuese e komunave të Kosovës më nuk aplikohet fare.

“Avokati i Popullit në bazë të nenit 16, paragrafi 1, të Ligjit numër 05/L-019 për Avokatin e Popullit ka pranuar ankesë nga z.Sami Mazreku, parashtuar kundër Kuvendit të Kosovës lidhur me miratimin e Ligjit për Tatimin në pronën e paluajtshme” thuhet më tutje në vendim

Më tutje se Avokati i Popullit i rekomandon Ministrisë së Financave të ndërmarrë nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme , në mënyrë që neni numër 29 të hiqet në tersi.

Përndryshe drejtori i BKS-së Sami Mazreku që nga fillimi ka deklaruar se kushtëzimi i qytetareve në pagesën e tatimit në pronë si kusht për të regjistruar automjetin është antikushtetues./teve1.info/

 

Tags: avokati i popullitMinistria e Finacave
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën