TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministria e Financave ekzekuton pagat për grevistët, paralajmëron auditim për komunat

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Ministria e Financave ekzekuton pagat për grevistët, paralajmëron auditim për komunat

Përmes njoftimit për media, Ministria ka bërë të ditur se përkundër afatit shtesë, disa organizata buxhetore (Komunat) as deri në ditën e sotme nuk kanë bërë përditësimin e listave për të kompensuar për orët dhe ditët e punuara.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin publik se sot ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore. Përkundër afatit shtesë, disa organizata buxhetore as deri në ditën e sotme nuk kanë bërë përditësimin e listave për të reflektuar kompensimin e saktë për orët dhe ditët e punuara, gjë që ka ndikuar në vonesë të ekzekutimit të pagave edhe për ata që kanë punuar, gjë për të cilën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve shpreh keqardhje të thellë”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Po ashtu, MF deklaron se bazuar në Ligjin për Greva, kontrata e punonjësve që janë në grevë duhet të pezullohen si dhe e drejta e pagesës për aq kohë sa punonjësi qëndron në grevë.

“Bazuar në Ligjin për Greva, kontrata e punonjësve që janë në grevë duhet të pezullohen, përfshirë edhe të drejtën e pagesës për aq kohë sa punonjësi qëndron në grevë. Ky pezullim duhet të bëhet nga punëdhënësi, gjegjësisht përfaqësuesi i punëdhënësit apo Zyrtari Kryesor Administrativ i secilës organizatë buxhetore. Andaj, i takon secilës nga organizatat buxhetore që të përditësojnë listat e pagave dhe t’i dërgojnë në Thesar ashtu që të reflektohet saktë kompensimi për punën e secilit”, thuhet tutje në njoftim.

Kurse, sa i përket organizatave buxhetore që nuk kanë bërë përditësim të listave, Ministri i Financave do të bëjë konstatim të shkeljeve si dhe do të kërkojë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të kryejë auditim të veçantë për këtë.

“Për organizatat buxhetore që nuk kanë bërë përditësimin e listave dhe ku ka indikacione që ka pasur greva, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të bëjë konstatim të shkeljes së dispozitave ligjore të menaxhimit të financave publike, lidhur me shpenzimin e parasë publike dhe Ligjit për Greva. Për këtë, Ministria do të njoftojë organet përkatëse, përfshirë edhe Zyrën Kombëtare të Auditimit që të kryejë një auditim të veçantë për këtë çështje, ku përgjegjësia e çdo shkeljeje ligjore bie mbi Zyrtarët Kryesor Administrativ të organizatave buxhetore dhe stafin përkatës”, thuhet në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Letër nga Macron për Kurtin: Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Letër nga Macron për Kurtin: Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Kurti uron SHBA-në: Aleanca me Amerikën, e përhershme dhe e pazëvendësueshme

Merz, Macron dhe liderë të tjerë uruan Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Rrëzimi i helikopterit në Katar: Gjashtë viktima të konfirmuara

Rrëzimi i helikopterit në Katar: Gjashtë viktima të konfirmuara

Kurti uron SHBA-në: Aleanca me Amerikën, e përhershme dhe e pazëvendësueshme

Merz, Macron dhe liderë të tjerë uruan Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën