TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria e Drejtësisë i reagon KPK-së, i bën thirrje ta braktisë ‘qasjen destruktive’

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ministria e Drejtësisë i reagon KPK-së, i bën thirrje ta braktisë ‘qasjen destruktive’

Ministria e Drejtësisë ka shpreh keqardhje për reagimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) të datës 15.07.2024 ndaj miratimit të Ligjit nr.08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë, thuhet se reagimi i KPK-së, është në vazhdën e qasjes destruktive, veprimeve penguese dhe tendencave të vazhdueshme bllokuese të Këshillit Prokurorial madje është ndërhyrje flagrante në kompetencat e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës dhe ka për qëllim ruajtjen e status quo-së dhe vazhdimin e problemeve sistematike, tanimë të njohura për publikun dhe për të cilat shprehin të gjithë shqetësim.

Derisa, Ministria ka thënë se reagimi i KPK-së përmban të pavërteta, siç tha ministria bazohet vetëm në konstatime dhe deklarata të përgjithshme që nuk janë të specifikuara dhe të argumentuar ligjërisht.

“Ashtu si gjatë pjesëmarrjes në grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe në diskutimet e fundit dhe amendamentet e shqyrtuara në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit, reagimi i KPK-së nuk përmban as edhe një argument të vetëm se si ky ligj “cenon pavarësinë e KPK-së”, “ndërhyn në mandatin kushtetues” apo edhe “pamundëson funksionalizimin e KPK-së”, siç pretendohet në reagimin e KPK-së. Reagimi përveçse përmban të pavërteta e pasaktësi faktike, gjithashtu bazohet vetëm në konstatime dhe deklarata të përgjithshme që nuk janë të specifikuara e as argumentuara ligjërisht dhe profesionalisht e cila qasje dhe veprim bie në kundërshtim edhe me vet rolin dhe mandatin e KPK-së për bashkëpunim konstruktiv dhe kontribut profesional në përmirësim të sistemit të drejtësisë, në veçanti atij prokurorial”, thuhet në njoftim.

Ministria thotë se Ligji për Këshillin Prokurorial, ka përfshirë konsultim formal tre herë me Komisionin e Venedikut.

“Ligjit për Këshillin Prokurorial, i ka paraprirë një procedurë e gjatë e hartimit e cila ka përfshirë konsultimin formal tre herë me Komisionin e Venedikut, diskutime e propozime konkrete nga organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, propozime dhe diskutime nga vet përfaqësuesit e sistemit prokurorial si dhe nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës së fundmi”, thotë Ministria.

Ndërkohë, ministria ka bërë të ditur se i ka ftuar në vazhdimësi përfaqësuesit e sistemit prokurorial për të trajtuar secilin propozim të tyre.

“Pra, ndryshe nga konstatimet e pavërteta dhe aspak të qëndrueshme të Këshillit Prokurorial për qasje të njëanshme, refuzim dhe injorim të propozimeve e komenteve të përfaqësuesve të tyre, Ministria e Drejtësisë rithekson se në vazhdimësi ka ftuar përfaqësuesit e sistemit prokurorial në takimet e grupit të gjerë punues, por edhe në takimet e veçanta, duke trajtuar kështu secilin propozim të tyre dhe duke adresuar dhe pranuar të gjitha ato që janë në interes të vet reformës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë i bën thirrje KPK-së të fokusohet në zbatimin e këtyre elementeve që janë në të mirën e vet sistemit dhe të cilën reformë publiku, së bashku me reformat tjera e pret nga institucionet të cilat janë të mandatuara për të garantuar sundim të ligjit, ofruar drejtësi e mbrojtur të drejtat e njeriut.

Po ashtu, Ministria kërkon nga KPK që të braktisë qasjen destruktive dhe tendencat penguese dhe të jetë një partnerë bashkëpunues me qëllim të jetësimit të plotë të reformës në drejtësi./teve1.info/

KPK: MD s’po arrin të shmangë qëndrimet politike në raport me sistemin prokurorial

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Lushtaku: Albin Kurti e ka vendin në burg, ai nuk po shmanget rastësisht nga Prokuroria e Kosovës

Lushtaku: Albin Kurti e ka vendin në burg, ai nuk po shmanget rastësisht nga Prokuroria e Kosovës

Rama thotë se u përjashtua nga forumi për “Prishtina 2030” me kërkesë të Ministrisë së Sportit

Rama thotë se u përjashtua nga forumi për “Prishtina 2030” me kërkesë të Ministrisë së Sportit

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese, Kurti po i shërben Serbisë

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese, Kurti po i shërben Serbisë

Grupi i të drejtave: Izraeli mund të ketë kryer krime lufte duke dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Izraeli me projekt sistematik për “eliminimin” e palestinezëve në Bregun Perëndimor, thotë raporti i grupit izraelit

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Lushtaku: Albin Kurti e ka vendin në burg, ai nuk po shmanget rastësisht nga Prokuroria e Kosovës

Lushtaku: Albin Kurti e ka vendin në burg, ai nuk po shmanget rastësisht nga Prokuroria e Kosovës

Austria i refuzon vizën kreut të Agjencisë së Energjisë Bërthamore të Iranit për konferencën e IAEA-s

Austria i refuzon vizën kreut të Agjencisë së Energjisë Bërthamore të Iranit për konferencën e IAEA-s

Rama thotë se u përjashtua nga forumi për “Prishtina 2030” me kërkesë të Ministrisë së Sportit

Rama thotë se u përjashtua nga forumi për “Prishtina 2030” me kërkesë të Ministrisë së Sportit

Irani mohon pretendimet e Trumpit për zhvillimin e bisedimeve sot

Irani thotë se takimi me vendet e Gjirit është anuluar me kërkesë të Arabisë Saudite

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese, Kurti po i shërben Serbisë

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese, Kurti po i shërben Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën