TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

by tëvë1
3 javë ago
1
A A
Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, ka komentuar stërvitjen ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, duke theksuar se siguria e Kosovës dhe e qytetarëve shqiptarë është e garantuar nga NATO dhe KFOR-i.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, Nufi tha se Shqipëria politikat e sigurisë i ka në përputhje me aleancën ushtarake të NATO-s, e cila është aleanca më e fortë në botë.

“Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të sigurtë se e gjithë doktrina jonë dhe e gjithë përgatitja jonë e forcave të Forcave të Armatosura është në përputhje dhe në koordinim të plotë me NATO-n”, tha  Nufi.

“Në këtë pikë siguria e qytetarëve shqiptare por edhe siguria e Kosovës, për sa kohë atje kemi një forcë të mandatuara që është KFOR-i, në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara është e garantuar gjithashtu nga aleanca ushtarake më e fortë në botë”, theksoi ai.

Ndërkaq, Qeveria e Shqipërisë miratoi sot vendimin për kompensimin e transportit të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura, me synim përmirësimin e kushteve financiare dhe përafrimin me standardet e strukturave të tjera ligjzbatuese.

“Sot miratuam një VKM që lidhet me përcaktimin e kritereve dhe masave të kompensimit të transportit të ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosurave. Ky vendim vjen si domosdoshmëri për përshtatjen e legjislacionit në fushën e mbrojtjes në përputhje edhe me forca të tjera siç janë policia apo organe të tjera ligjzbatuese”, tha ministri i Mbrojtjes.

Nufi shtoi se zbatimi i këtij vendimi do të përkthehet në kushte më dinjitoze për ushtarakët, veçanërisht për ata që shërbejnë jashtë vendit.

“Në zbatim të tij, ky vendim përkthehet në kushte më dinjitoze për ushtarakët tanë, veçanërisht për ushtarakët që na përfaqësojnë në misione të huaja” deklaroi ai, duke theksuar rolin e tyre edhe si përfaqësues diplomatikë të vendit.

Ministri nënvizoi gjithashtu rritjen e pagave në këtë sektor, duke iu referuar të dhënave zyrtare.

“Nga të dhënat e INSTAT, në fund të vitit 2025, rritja më e lartë e pagave është regjistruar në Forcat e Armatosura me 10.6%” tha ai.

Sipas Nufit, objektivi i qeverisë është që deri në vitin 2029 të arrihen nivele të krahasueshme me vendet e NATO-s.

“Jemi në kushte që me këtë projektvendim i afrohemi objektivit tonë që në 2029 të arrijmë mesataren e vendeve anëtare të NATO-s, me një rritje prej 60-70% të nivelit bazë dhe 30-40% për nivelet e larta të komandimit” u shpreh ministri./ Atsh/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën