Peci në Facebook, tha se ministria e Bujqësisë do t’i mbulojë dëmet e shkaktuara nga breshëri teksa tha se nuk ka vend për dëshpërim.
Ai njoftoi fermerët mbi procedurat rreth kompensimit të dëmeveteksa tha se nuk ka vend për dëshpërim.
“Pasi të pranojmë raportin e dëmeve nga Drejtoritë për Bujqësi të komunave, ne si institucion do të bëjmë kompenzimin e tyre.Të gjithë të prekurit nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqsitë natyrore në sektorin e bujqësisë, të paraqiten tek drejtoritë komunale për bujqësi në komunat përkatëse”, tha ai.
Ministri gjithashtu u bëri apel të gjitha komunave që pësuan nga fatkeqësitë natyrore që procesi i vlerësimit të dëmeve të jetë sa më objektiv, për të evituar vonesat në procedimin e pagesave gjatë verifikimit nga MBPZHR-ja.
“Iu bëj apel të gjitha komunave në tërë territorin e Republikës së Kosovës që procesi i vlerësimit të dëmeve të jetë objektiv dhe real, për të evituar kështu cdo vonesë të mundshme në procedim të pagesave nga MBPZHR, duke patur parasysh se në Ministri secili raport do t’i nënshtrohet procesit të verifikimit nga Komisioni i cili e bënë pranimin dhe shqyrtimin e raporteve të Drejtorive Komunale për Bujqësi”, tha ai.