TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ministri Maqedonci: Do jem i përkushtuar në arritjen e katër objektivave

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Ministri Maqedonci: Do jem i përkushtuar në arritjen e katër objektivave

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se gjatë këtij mandat do jetë i përkushtuar në arritjen e katër objektivave kyçe, që kryesisht ndërlidhen me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në konferencën e parë të tij për medie, Maqedonci në dy objektivat e para përmendi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet këtyre dy institucioneve, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reklamë

“Është shumë e rëndësishme që gjatë këtij gjysmë mandati që do ta drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, do të jem i përkushtuar që të vazhdoj arritjen e katër objektivave kyçe, dy që kryesisht lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes dhe dy që lidhen me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Dy të parat do të jenë fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike, do përkushtohemi në vazhdimësi që të bëjmë fuqizimin e mbikëqyrjes demokratike, normalisht duke implementuar politikat e mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës. E dyta do të jetë zgjerimi i bashkëpunimit bilateral, duke bërë kështu që Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të rrisin bashkëpunimin në aspektin strategjik me partnerët dhe aleatët tanë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Maqedonci para medieve.

Ndërkaq, sa i përket dy pikave tjera që ndërlidhen me FSK-në, Maqedonci i vuri theks zhvillimit të kapaciteteve ushtarake dhe ruajtjen e kapaciteteve aktuale, përcjell teve1.info.

“Dy objektivat tjera që lidhen me zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë dy, pra zhvillimi i kapaciteteve ushtarake, kryesisht ato që lidhen me këmbësorinë. Kapacitetet e reja do të ndërtohen në përputhje me standardet e NATO-s e në bashkëpunim me aleatët. Objektivi tjetër ka të bëjë me forcën, është ruajtja e kapaciteteve aktuale”, theksoi tutje Ministri i Mbrojtjes.

Derisa më tej, Maqedonci tha se në vazhdimësi do të ketë qasje bashkëpunuese me të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kujtojmë se Ejup Maqedonci është emëruar ministër i ri i Mbrojtjes në Kosovë, pas dorëheqjes së ministrit, Armend Mehaj./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhaferi: Edhe po të ketë marrëveshje LVV- LDK nuk votoj persona që kanë përçarë skenën politike

Xhaferi: Edhe po të ketë marrëveshje LVV- LDK nuk votoj persona që kanë përçarë skenën politike

Bajraktari: Vrasjet e fundit alarm për sigurinë – armët ilegale, rrezik permanent

Bajraktari: Vrasjet e fundit alarm për sigurinë – armët ilegale, rrezik permanent

Imeri: Peja, shembull i “qeverisjes shterpe” nga varfëria e partive opozitare

Imeri: Peja, shembull i “qeverisjes shterpe” nga varfëria e partive opozitare

Gara mes LVV-së dhe LDK –së në Gjilan, analistët favorizojnë Alban Hysenin

Daja dërgon Dinamo Cityn në Play-Off të Ligës së Konferencës

“InfoNata” 14.08.2025

“InfoNata” 14.08.2025

Ballkani pëson thellë në Irlandë dhe eliminohet nga garat evropiane

Ballkani pëson thellë në Irlandë dhe eliminohet nga garat evropiane

Imeri: Peja, shembull i “qeverisjes shterpe” nga varfëria e partive opozitare

Imeri: Peja, shembull i “qeverisjes shterpe” nga varfëria e partive opozitare

Gara mes LVV-së dhe LDK –së në Gjilan, analistët favorizojnë Alban Hysenin

Gara mes LVV-së dhe LDK –së në Gjilan, analistët favorizojnë Alban Hysenin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X