TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri i Mbrojtjes gjerman viziton Kosovën

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A
Ministri i Mbrojtjes gjerman viziton Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, këtë të hënë ka vizituar Kosovën, ku ka zhvilluar takime me krerët e lartë shtetëror. Pistorious, ka deklaruar se Gjermani do ta mbështesë ushtarakisht Kosovën, megjithatë kërkuar që të mos krijohen tensione te panevojshme duke aluduar kështu tek rregullorja e BQK-së për ndalimin e dinarit në treg.

Është vizita e tij e parë zyrtare në Kosovë.

E në Prishtinë Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, të hënën u prit në takim nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi mes tij dhe shefes së shtetit u mbajt me dyer të mbyllura dhe zgjati afër 1 orë.

Pas përfundimit të takimit, që të dy iu drejtuan medieve.

Pistorius bëri të ditur se Gjermania është e përkushtuar për sigurinë e Kosovës dhe se do ta mbështes ushtarakisht.

“Ne angazhohemi edhe më tej, kontigjentet janë forcuar, varësisht nga situata dhe zhvillimet ne do të vlerësojmë situatën, dhe ne bashkë me KFOR-in do të marrim përsipër, është përkushtim i yni ndaj Kosovës. Duam të bëjmë të qartë se ka mbështetje ushtarake. Stabiliteti i rajonit dhe i Kosovës është i një rëndësie të veçantë për ne, e dimë edhe nga historia e Evropës në 50 vitet e fundit që stabiliteti dhe jostabiliteti në Ballkan ka luajtur një rol të madh të sigurisë në të gjithë Evropën. Roli i KFOR-it në arkitekturën e sigurisë së Kosovës është hallka e tretë e sigurisë në vend dhe është i përgatitur si më së miri”, u shpreh Pistorius.

Për çështjen e sigurisë foli edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha Serbia po e sfidon sigurinë e Kosovës.

Tutje, Osmani nuk la pa përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në konferencë u fol edhe për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, ku ministri gjerman kërkoi të shtyhet zbatimi i kësaj rregulloreje.

“E dimë që Kosova ka të drejtë për ta zbatuar ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bëjnë pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë të përshtatshme që askush të mos ketë frikë dhe të mos ketë mosinformim. Unë mendoj se është mirë që të bëhet dhe të realizohet rregullorja, mirëpo të jepet dhe një afat pak më i gjatë për zbatimin e saj”, deklaroi ministri gjerman.

Kurse Osmani tha se për këtë çështje Kosova është në të drejtën e saj kushtetuese, por që vendimin do ta zbatoj në koordinim me aleatët ndërkombëtar.

Shefja e shtetit, tha që me Kurtin qëllimet i kanë të përbashkëta, por metodat për t’i arritur ato mund t’i kenë të ndryshme.

Pas takimit me Osmanin, Ministri gjerman u prit në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Boris Pistorius, zhvilloi takim edhe me ministrin e mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedoncin.

Ky i fundit e priti homologun gjerman me ceremoni të larta shtetërore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës  reagon ndaj komunikatës së Eparkisë Rashë-Prizren: Reagim i pabazuar që krijon perceptim të rremë

Përleshje mes kompanive të autobusëve në Obiliq, dy të arrestuar

Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet feministe në takim me kryeprokurorin e shtetit

Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet feministe në takim me kryeprokurorin e shtetit

6 vjet nga arrestimi i çlirimtarëve, OVL-UÇK me aksion para zyrës së BE-së

6 vjet nga arrestimi i çlirimtarëve, OVL-UÇK me aksion para zyrës së BE-së

Kryediplomati zviceran sot në Prishtinë, në fokus marrëdhëniet Kosovë–Zvicër dhe dialogu me Serbinë

Egnatia e Dinamo, gati për duelet evropiane

Egnatia në Rumani për rezultat pozitiv

Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet feministe në takim me kryeprokurorin e shtetit

Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet feministe në takim me kryeprokurorin e shtetit

6 vjet nga arrestimi i çlirimtarëve, OVL-UÇK me aksion para zyrës së BE-së

6 vjet nga arrestimi i çlirimtarëve, OVL-UÇK me aksion para zyrës së BE-së

Muriqi ia siguron fitoren Fenerbahçes ndaj Liverpoolit

Muriqi flet pas golit dhe fitores së Fenerbahçes

Kryediplomati zviceran sot në Prishtinë, në fokus marrëdhëniet Kosovë–Zvicër dhe dialogu me Serbinë

Kryediplomati zviceran sot në Prishtinë, në fokus marrëdhëniet Kosovë–Zvicër dhe dialogu me Serbinë

Muriqi flet pas golit të fitores ndaj Liverpoolit, përmend edhe Kosovën

Muriqi flet pas golit të fitores ndaj Liverpoolit, përmend edhe Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën