Bek tha se është kënaqësi për të që ta pranojë aplikimin e Kosovës, teksa shtoi se Qeveria e Çekisë mbështet Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.
“Na vjen mirë që kemi arritur të kemi progres në liberalizimin e vizave. Kjo është një nga çështjet finale të presidencës çeke. Qeveria e Çekisë mbështet Kosovën në këtë rrugëtimin drejtë anëtarësimit në BE”, tha ai.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot edhe zyrtarisht e ka dorëzuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai këtë ia dorëzoi ministrit të Jashtëm të Çekisë Mikulas Bek.
https://teve1.info/lajmet/2222-kurti-dorezon-aplikimin-per-anetaresim-ne-be/







