TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Minatorët në grevë, menaxhmenti nuk jep datë të saktë të pagesave

Tash e 13 ditë minatorët e Trepçës kanë filluar grevën, për shkak të mos-realizimit të pagave. Ata kërkojnë pagesat për punën e bërë, ndërkohë nga Menaxhmenti i Trepçës nuk japin një datë të saktë të lëshimit të pagave. Kërkojnë nga minatorët të kthehen në punë.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Minatorët në grevë, menaxhmenti nuk jep datë të saktë të pagesave

Do duhej të ishin në thellësi të minierës në krye të detyrës.

Por minatorët e Trepçës, tash e 13 ditë po qëndrojnë në grevë, shkak i vonesës së pagave.

Ata thonë që ende nuk kanë marrë pagat e muajit qershor.

E të dëshpëruar nga kjo situatë, po kërkojnë zgjidhje nga menaxhmenti.

“E kena zgjidhjen, qite pagën hina n’punë. Shumë e thjeshtë është kjo. Qe 53 ditë pa pagë, edhe na kena familje edhe na kena t’drejtë me jetu sikur krejt populli. Me ni nënshkrim vijnë deputetët serb, e merr rrogën gjashtë muj ditë ja qet, na kena punu, po e lypim të drejtën tonë”, tha Fahrudin Imani, minator

“Edhe pak ditë futemi në muajin gusht, ne ende nuk i kemi marrë pagat e muajit qershor. Kemi kërku prej menaxherit sqarim, të vetmin sqarim që na ka dhënë është se pare  nuk ka, ndaç punoni ndaç mos punoni. Jemi të shqetësum për këtë arsye, familje kemi, telashe prej ma të ndryshmeve, shumë telashe na ka shkaktu vonesa ose mos-dhënia e pagave”,  tha Ali Peci- xehetar.

Minatorët kërkojnë të drejtën e tyre për punën e bërë në Minierën e Stantërgut.

E ndonëse ka rreth dy javë që janë në grevë, sipas Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, vetëm një herë u vizituan nga menaxhmenti.

Madje këta thonë që nuk kanë marrrë as ushqim për më shumë se një muaj.

“Dmth qe 54 ditë këta është dashtë të marrin ushqimin, kurse tash as ushqim nuk kanë në minierë sepse shujta është me pagë. Ditën e nëntë ka ardhë menaxheri, edhe ka thënë nuk kam datë, nuk di kur del paga, më nuk kemi asnjë komunikim”, tha Fevzi Ademi nga Sindikata e Punëtorëve të Trepçës.

“Nuk qëndron ajo çfarë thonë minatorët që nuk ka dalë rroga qe 53-54 ditë, pasi që paga e fundit është marrë me 28 qershor, ndërsa për pagat e muajit qershor që dmth do të duhej të ekzekutoheshin nga një deri me 10 i bie që dikund rreth 23 ditë nuk i kanë marrë pagat”, thuhet nga menaxhmenti.

Ata i bënë i thirrje minatorëve që të kthehen në punë dhe thonë që këto probleme i kanë të trashëguara me vite.

“Ju bëjmë thirrje minatorëve që të kthehen në vendet e tyre të punës që t’i lihet hapësirë menaxhmentit dhe gjithë partnerëve të tjerë për ta zgjidhur çështjen e pagave dhe çdo problematikë tjetër që e shoqëron Trepçën tash e sa vite. Problemet që e kanë sjellë Trepçën në këtë situatë të cilën jemi do të thotë në një situatë mjaft të pafavorshme janë përveç mungesës së investimeve të cilat nuk janë bërë ndër vite, poashtu edhe probleme të trashëguara prej menaxhmentit në menaxhment”, u shpreh Donika Osmani nga menaxhmenti i Trepçës.

Humbjet ditore sipas Sindikatës së Punëtorëve në Trepçë nga mos-puna e minatorëve janë dhjetëra mijëra euro.

Tags: greva e minatorëveTrepçe
ShareTweet

Postime të ngjashme

9 të arrestuarit në veri që dyshohen për krime lufte, ndalohen për 48-orë, këta janë të dyshuarit

9 të arrestuarit në veri që dyshohen për krime lufte, ndalohen për 48-orë, këta janë të dyshuarit

Diaspora shqiptare në Nurnberg të Gjermanisë po proteston në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Diaspora shqiptare në Nurnberg të Gjermanisë po proteston në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin dhe inkurajon partitë politike të zgjidhin çështjen e presidentit

Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin dhe inkurajon partitë politike të zgjidhin çështjen e presidentit

Albulena Haxhiu apelon gratë për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit

Dy të shtëna masive të ndara në Afrikën e Jugut lënë të paktën 27 persona të vrarë

Dy të shtëna masive të ndara në Afrikën e Jugut lënë të paktën 27 persona të vrarë

Izraeli vendos mbyllje gjithëpërfshirëse njëjavore në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli vendos mbyllje gjithëpërfshirëse njëjavore në Bregun Perëndimor të pushtuar

16 ushtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim

16 ushtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën