TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Millosh Antoviq pranon fajësinë për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

by teve1
8 muaj ago
2
A A
Millosh Antoviq pranon fajësinë për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

I akuzuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, Millosh Antoviq dhe Prokuroria Speciale kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Sipas prokurorit special, Bekim Kodraliu, i akuzuari pranimin e fajësisë për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm”, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve” e ka bërë me vullnet të lirë dhe pa presion.

“Prokuroria Speciale ka zhvilluar negociata për pranimin e fajësisë me të akuzuarin Millosh Antoviq, në prezencë të mbrojtësit të tij. Kemi arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me të akuzuarin, i cili pajtohet me akuzat si në vijim, “sulm ndaj personit zyrtar”, “pjesëmarrja në grup qe kryen vepër penale të huliganizmit”, “blerja, posedimi dhe shpërndarja e substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”, “armëmbajtje pa leje”. Pranimin e fajësisë, Antoviq e ka bërë më vullnet të lirë e pa presion”, ka thënë Kodraliu.

Prokuroria ka propozuar që ndaj Antoviqit të shqiptohet dënim unik prej 5 vjetësh burgim dhe gjobë 20 mijë euro.

“Andaj, propozojmë që Millosh Antoviq t’i shqiptohet një dënim unik prej 5 vitesh burg efektiv dhe gjobë prej 20 mijë euro, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim”, ka njoftuar Kodraliu.

Marrëveshja për pranim fajësie më pas u aprovua nga gjykatësi Valon Kurtaj, ndërsa edhe shpallja e aktgjykimit do të bëhet sot.

“Gjykata merr aktvendim të pranohet marrëveshja për pranim të fajësisë”, ka theksuar Kurtaj.

Ndryshe, Millosh Antoviq akuzohet për sulmin më 29 maj të vitit 2023 në Zveçan, ku u lënduan disa ushtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e PDK-së kundër liberalizimit të tregut energjetik

Ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit

Ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit

Kosova me rezultatin më të lartë në rajon për pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet buxhetore

Kosova me rezultatin më të lartë në rajon për pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet buxhetore

Arrestohet një i dyshuar për posedim të kokainës, i sekuestrohet drogë në vlerë rreth 300 mijë euro

Arrestohet një shtetas i huaj në Deçan, në veturë i gjendet kokainë

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e PDK-së kundër liberalizimit të tregut energjetik

FFK thirrje tifozëve: Respektoni himnin e kundërshtarit dhe mos e ndalni këngën me të filluar loja

FFK thirrje tifozëve: Respektoni himnin e kundërshtarit dhe mos e ndalni këngën me të filluar loja

8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri

8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri

​Sa fiton Kosova nëse arrin Botërorin 2026?

​Sa fiton Kosova nëse arrin Botërorin 2026?

BBC: Turqia 55 vende më lart në renditjen e FIFA-s, Kosova ka treguar se di të befasojë

BBC: Turqia 55 vende më lart në renditjen e FIFA-s, Kosova ka treguar se di të befasojë

Foda pa shumë ndryshime në formacion

Foda nuk ndryshon formacionin me Turqinë

Ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit

Ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën