Milan dhe Salzburg takohen sonte në një ndeshje tejet interesante, pasi fituesi do të kualifikohet në raundin eliminator të Ligës së Kampionëve.
Milan pas 5 ndeshjeve është e dyta me 7 pikë, ndërsa Salzburg e treta me një më pak.
Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Milan: Tatarusano; Kalulu, Kjaer, Tomori, Theo; Tonali, Bennacer; Rebic, Krunic, Leao; Giroud.
Salzburg: Kohn; Dedic, Solet, Pavlovic, Wober; Douath, Seiwald, Kjaergaard; Susic; Okafor, Adamu.