TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Milan Radoiçiq bëhet miliarder, por e humb pushtetin në Veriun e Mitrovicës”

Gazetari nga Beogradi, Slobodan Georgiev thotë për Tëvë1 se Millan Radojiciq po vazhdon ndërtimet e hoteleve në Kapaonik, deri sa faktori ndërkombëtar kërkon daljen para drejtësisë bashkë me grupin e tij që kryen sulmin terrorist më 24-shtator në Banjskë të Zvecanit.

by Venhar Isufi
3 javë ago
2 0
A A

Aleanca më e madhe ushtarake, NATO sërish ka kërkuar dorëzimin e kryeterroristit, Millan Radojiciq.

Ditë më parë, sekretari i NATO-s, Mark Rutte bëri thirrje që Radojiciq dhe grupi i tij, të dalin para drejtësisë dhe se për këtë, që nga sulmi në Banjskë të Zvecanit më 24-shtator, Rutte i kërkon presidentit serb, Aleksandër Vuciq, përgjegjësi.

Gazetari nga Beogradi, Slobodan Georgiev, thotë për Tëvë1 se Millan Radojiciq po vazhdon ndërtimet e hoteleve përreth Kapaonikut.

Sipas tij, nuk do të ketë dorëzim të tij nga ana e presidentit Vuciq.

“Kur ka ndodhur kjo, dhe ka ardhur kërcënimi nga SHBA-të kur Blinkeni ka thirrur  Vuçiçin, kanë reaguar sikur e sollën në gjykatë, e dëgjuan, e ai erdhi (Radojçiçi) erdhi me krejt ekipin e tij, me automobila e krejt, dhe kaq.

Asgjë nuk ndodh në këtë drejtim, nuk ka asnjë proces ndaj, e Millan Radojçiç, sa e di unë, viteve të fundit ka përfunduar disa hotele nëpër rajonin e Kopaonikut. Nga këtu duket se nuk ka më pushtet nëpër veriun e Kosovës, dhe është përqendruar në punët në Serbinë qendrore. E kanë firmën e madhe në Novi Pazar, “Novi Pazar Put,” punojnë shumë, dhe ai me Zvonko Veselinoviçin janë bërë miliarderë. Kjo është situata”, thotë ai.

E njohësi i sigurisë, Arben Dashevci vlerëson se këtë vit sulmi në Banjskë do të zgjidhet.

“Ajo përkëdhelja ose politika e butë ndaj Serbisë, po mbaron pra Banjska, dorëzimi i kriminelëve të Banjskës nuk ka ku shkon. Ata do të dorëzohen deshi ose nuk deshti sepse nëse e keni shikuar edhe Bashkimi Evropian nuk e ka atë qasjen karshi Serbisë, pra qasjen e butë ndaj Serbisë, kërkon llogari dhe Banjska ose problemi i Banjskës unë mendoj se këtë vit do të zgjidhet. Presioni vetëm se po rritet çdo ditë e më shumë”, shprehet Dashevci.

Sipas Dashevcit, grupi i Millan Radojiciq vazhdon të qëndron pranë parlamentit duke ruajtur pushtetin e presidentit serb, Vuciq.

“Ata qëndrojnë pranë parlamentit të Serbisë, qëndrojnë kundër qytetarëve të Serbisë atje, merren me aktivitete, çfarë është më e keqja, marrin tenderë dhe ka ende përfitime, para të pista që quhet në aspektin e krimit ekonomik. Andaj mendoj se bota këtë po e sheh, sidomos aspekti i sigurisë dhe inteligjencës”, thotë ai.

Në anën tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish i ka kërkuar faktorit ndërkombëtar, dorëzimin e Millan Radojiciq tek institucionet e Drejtësisë në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksionoi

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksionoi

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

“InfoNata” 03.04.2026

“InfoNata” 03.04.2026

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën