TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mijëra zjarrfikës në luftë me flakët në Portugali

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Mijëra zjarrfikës në luftë me flakët në Portugali

Më shumë se 5.000 zjarrfikës janë duke luftuar me zjarret që kanë përfshirë Portugalinë.

Kryeministri Louis Montenegro tha se “ato janë tërbuar në të gjithë vendin”.

Temperaturat në Portugali kanë kaluar 30 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe pritet të mbeten të larta për ditë të tëra.

Sipas mediave lokale, së paku dy persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve.

Autoritetet portugeze kanë paralajmëruar se ka rrezik që zjarret të shpërthejnë në shumë rajone qendrore dhe veriore të vendit deri të mërkurën, ndërsa kërcënimi do të mbetet “shumë i lartë” deri të premten.

Dhjetë mijë hektarë tokë janë djegur tashmë midis Portos dhe Aveiros në veri, raportoi agjencia portugeze e lajmeve Lusa.

Po sipas raportimeve në media, spitalet në zonat e prekura janë duke pranuar njerëz me djegie, vështirësi në frymëmarrje dhe lëndime të tjera nga zjarret.

Policia i ka mbyllur autostradat, duke përfshirë rrugën kryesore midis Lisbonës dhe Portos.

Së paku 12 zjarrfikës janë lënduar – dy prej tyre më rëndë.

BE-ja tha se do të dërgojë tetë avionë zjarrfikës në Portugali për ta ndihmuar këtë vend në shuarjen e flakëve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku “po mobilizohet urgjentisht” dhe u kërkoi vendeve të tjera anëtare të dërgojnë po ashtu ndihma./Radio Evropa e Lirë

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Shqipëri, ndjehet në disa qytete

Tërmet në Shqipëri, ndjehet në disa qytete

Erion Veliaj mbetet në burg

Erion Veliaj mbetet në burg

Franca i ndalon ambasadorit amerikan qasjen e drejtpërdrejtë te anëtarët e qeverisë franceze

Franca i ndalon ambasadorit amerikan qasjen e drejtpërdrejtë te anëtarët e qeverisë franceze

Katër persona mbesin të vdekur pasi një helikopter i ushtrisë iraniane rrëzohet në një treg

Katër persona mbesin të vdekur pasi një helikopter i ushtrisë iraniane rrëzohet në një treg

Tahiri: Ne e kemi kandidatin – Ramush Haradinaj i përmbush të gjitha atributet për president

Tahiri: Ne e kemi kandidatin – Ramush Haradinaj i përmbush të gjitha atributet për president

Reagim i redaksisë së Sportit në Tëvë 1 për komentet fyese të nënkryetarit të KF Llapi

Reagim i redaksisë së Sportit në Tëvë 1 për komentet fyese të nënkryetarit të KF Llapi

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 milion euro në Merdare, dyshohen për “shpëlarje të parave”

Ky është polici nga Shqipëria që dyshohet se u kap me 1 milion euro në Merdarë

Juventusi llogarit në Zhegrovën, nuk e largon në verë

Zhegrova kthehet në Francë?

Bora shton amerikanin Dingle

Bora shton amerikanin Dingle

“Këndi i debatit”- 24.02.2026

“Këndi i debatit”- 24.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën