TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mijëra qytetarë vizitojnë Prekazin, nderojnë sakrificën e familjes Jashari

nga TËVË 1
6 Mars, 2023
0
A A
Mijëra qytetarë vizitojnë Prekazin, nderojnë sakrificën e familjes Jashari

Mijëra qytetarë nga treva të ndryshme shqiptare sot vizituan Prekazin, me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari. Aty nuk munguan as mërgimtarët, të cilët vlerësuan lart sakrificën më sublime të familjes Jashari.

Ata, si çdo përvjetor, bën homazhe në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz për të parë vendin ku Shaban, Hamzë e Adem Jashari u flijuan me mbi 50 anëtarë të familjes gjatë rezistencës së armatosur të tri ditëve të marsit 1998.

Për të nderuar luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prekaz kishte ardhur Nuhë Shkorreti, i cili jeton në Zvicër.

“Familja Jashari ka kontribuar shumë, ne sot falë tyre e gëzojmë lirinë, falë dëshmorëve, shokëve të tyre, sot ne udhëtojmë të lirë, gëzojmë këtë liri… Prekazin e vizitoj çdo vit, jetoj në Zvicër por vij çdo herë me kënaqësi, sot kam ardhur vetëm për Epopenë e UÇK-së”, tha ai.

Në Prekaz nuk munguan as të rinjtë e vendit, ku studentë e nxënës të shkollave të ndryshme madje kishin ardhur në mënyrë të organizuar.

Me grupin parlamentarë studentorë të UP-së për të kujtuar veprat e heroizmit të familjes Jashari kishte ardhur Arbër Gecaj.

“Sot ne jemi këtu për të përkujtuar kontributin që ka bërë kjo familje. Përmes nderimit të kësaj familjeje po i nderojmë të gjithë… Sakrifica dhe rezistenca që ka bërë familja Jashari jo vetëm këto tri ditë dhe këto tri netë por gjatë gjithë jetës së tyre mendoj që është gurthemeli kryesor i pavarësisë së lirisë së Kosovës por edhe vetë shtetit të Kosovës… Unë vij nga pjesa e Prekazit dhe vij më shpesh këtu, por në këta përvjetorë, qoftë i pavarësisë ose epopesë së UÇK-së, ne vijmë rregullisht këtu si grupe të organizuara ose edhe individualisht”, tha ai.

Nxënësja Ornela Gllareva nga shkolla “Selman Riza” në Fushë Kosovë, e cila tha se e viziton shpesh Prekazin tregoi se për të emocionet mbeten të njëjta.

“Adem Jashari është një hero shumë i njohur i Kosovës, ai ka sakrifikuar familjen e tij dhe veten për atdheun. Prekazin e vizitojmë shpesh sepse kemi dëshirë te përkujtojmë heroin tonë i cili ka luftuar për neve”, tha ajo.

Se historia e familjes Jashari është shembull në historinë e vendit e tha Ganimete Tolaj.

Lufta e lavdishme e UÇK-së për të mbetet lavdia më e madhe e Kosovës.

“Familja Jashari është një shembull për kombin, që nuk vdes kurrë është një histori në vete. Kemi bërë shumë pak për këtë familje dhe i kemi shumë borxh duke i ditur situatat politike në Kosovë. Në Prekaz vijmë shumë shpesh brenda vitit sepse na lidh edhe me familjet tona që i kemi shumë të vrarë dhe të zhdukur, po ashtu kam punuar shumë për viktimat e dhunuara në Kosovë, për të cilat është bërë shumë pak. Është mjaft dhimbje e madhe duke e ditur se krimet duhet të kenë një zë të fuqishëm dhe Serbia po bënë gjenocid dhe gjithçka tjetër në Kosovë , ku asnjë gjykatë shtetërore nuk ka bërë asgjë për këtë luftë”, tha ajo për KP.

Për nder të 25-vjetori të Epopesë së UÇK-së, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, homazhe kanë bërë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca si dhe krerë të subjekteve politike.

Tags: Epopeja e UÇK-sePrekazvizitorë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Raporti i BE-së: Zgjedhjet ishin konkurruese, pati diskurs të polarizuar

Hoti: Takimet e ndara të presidentes me partitë politike janë formë e duhur

Hoti: Takimet e ndara të presidentes me partitë politike janë formë e duhur

Vuçiq krah për krah me Lunen, të arrestuarin për sulme terroriste nga PSRK

Vuçiq krah për krah me Lunen, të arrestuarin për sulme terroriste nga PSRK

Çipa: Rezultati me diferencë kaq të thellë i zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka qenë  i pritshëm

Taravari: I shokuar që Osmani keqpërdori pozicionin për t’ia bërë argatin Serbisë

Taravari e dorëzon dorëheqjen në Qeveri

Donjeta Sadiku siguron një nga dy medaljet e para në Kupën Botërore “Felix Stamm”

Donjeta Sadiku siguron një nga dy medaljet e para në Kupën Botërore “Felix Stamm”

Hoti: Takimet e ndara të presidentes me partitë politike janë formë e duhur

Hoti: Takimet e ndara të presidentes me partitë politike janë formë e duhur

Vuçiq krah për krah me Lunen, të arrestuarin për sulme terroriste nga PSRK

Vuçiq krah për krah me Lunen, të arrestuarin për sulme terroriste nga PSRK

Çipa: Rezultati me diferencë kaq të thellë i zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka qenë  i pritshëm

Çipa: Rezultati me diferencë kaq të thellë i zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka qenë i pritshëm

Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Funksionimi i institucioneve janë prioritete kyçe në interes të qytetarëve

Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Funksionimi i institucioneve janë prioritete kyçe në interes të qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X