TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit sllovak

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit sllovak

Mijëra persona u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë dhe bënë thirrje që kryeministri Robert Fico, të japë dorëheqje. Protestuesit u zotuan se do të vazhdojnë demonstratat kundër politikës së jashtme të kryeministrit, që kritikët thonë se po e afron shtetin me Rusinë.

Protesta në Sllovaki janë mbajtur çdo dy javë që nga fillimi i janarit, pasi në dhjetor Fico u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë.

Vizita e Ficos në Moskë ishte një vizitë e rrallë e zhvilluar nga një anëtar i Bashkimit Evropian, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës tre vjet më parë.

“Sllovakia është Evropë”, brohoritën protestuesit në kryeqytetin sllovak, duke kërkuar dorëheqjen e Ficos.

Ueb-faqja Dennik N, duke cituar ekspertë të sigurisë, tha se deri në 12.000 njerëz protestuan në kryeqytet, që është numër më i vogël sesa më shumë se 40.000 që kishin protestuar dy javë më parë.

Më 21 shkurt, protesta u mbajtën edhe në 40 qytete të tjera të Sllovakisë.

Protestat e së premtes po ashtu shënuan 7-vjetorin e vrasjes së gazetarit hulumtues Jan Kuciak. Vrasja e tij kishte nxitur protesta masive, që u mbajtën për javë të tëra kundër korrupsionit të perceptuar që çoi në dorëheqjen e Ficos që atëbotë ishte kryeministër.

Fico u kthye në pushtet pasi fitoi zgjedhjet e vitit 2023 dhe Qeveria e tij e majtë nacionaliste ka nxitur shqetësim në mesin e opozitës progresive dhe të tjerëve, për shkak të disa vendimeve të marra, sikurse është ndryshimi i Kodit Penal dhe ndryshimet e bëra në transmetuesin publik, shkruan REL.

Fico ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka mosmarrëveshje me Kievin pasi Ukraina ndërpreu gjatë këtij viti transitin e gazit rus. Fico shpesh këmben akuza me opozitën properëndimore, me organizatat joqeveritare dhe me mediat, duke i akuzuar ata se po punojnë kundër Sllovakisë.

Fico, i cili po shërben në mandatin e katërt si kryeministër, është zotuar se nuk do të japë dorëheqje.

Tags: BratisllavëRobert FicoTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën