TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mijëra kilogramë barna serbe të konfiskuara, kaq barnatore u ndëshkuan

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Mijëra kilogramë barna serbe të konfiskuara, kaq barnatore u ndëshkuan

Barnat ilegale serbe po vazhdojnë të jenë pjesë e tregut farmaceutik kosovar. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Inspektorati Farmaceutik i Kosovës ka ndëshkuar nëntë farmaci për shkelje të ligjit, pasi janë gjetur produkte medicinale me origjinë serbe në to. Në vitin 2023, ky inspektoriat kishte evidentuar 69 raste të tilla. Përveç kësaj, Dogana e Kosovës ka konfiskuar medikamente me origjinë serbe në vlerë mbi 116 mijë euro nga janari deri në qershor të vitit 2024.

Se barnat ilegale me origjinë serbe janë të pranishme në tregun farmaceutik kosovar e pohojnë edhe nga Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK).

Inspektoriati Farmaceutik i Kosovës ka njoftuar për KosovaPress, se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba. Në këtë periudhë, në 14 farmaci janë hasur produkte ilegale, nga të cilat 9 ishin me origjinë serbe. Gjithashtu, janë evidentuar 6 farmaci që ushtronin veprimtari të paligjshme me produkte farmaceutike, ku 4 prej tyre ndodhen në veri të Republikës së Kosovës.

“Gjatë vitit 2023, Inspektorati Farmaceutik ka shqiptuar gjithsej 249 gjoba. Këto gjoba janë shpërndarë për shkelje të ndryshme, duke përfshirë: Staf joprofesional, barna ilegale, subjekte ilegale, administrim të recetës, administrim të banderolës, SPO etj. Gjatë vitit 2023 janë identifikuar 87 subjekte që tregtojnë produkte ilegale dhe 4 subjekte që kanë ushtruar veprimtari ilegale. Në data bazën e Inspektoratit Farmaceutik janë evidentuar 69 subjekte që kishin produkte me origjinë nga Serbia. Ndërsa, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba. Në këtë periudhë, 14 subjekte janë hasur me produkte ilegale, prej të cilave 9 subjekte kishin produkte medicinale me origjinë serbe. Po ashtu, 6 subjekte janë hasur duke ushtruar veprimtari ilegale me produkte farmaceutike, prej të cilave 4 janë në veri të Republikës së Kosovës”,thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu, Dogana e Kosovës i ka dërguar KosovaPress-it, të dhëna, sipas të cilave gjatë vitit 2023, janë zbuluar 20 raste të mos deklarimit të barnave me origjinë serbe në brezin kufitar dhe pikat e kalimit kufitar.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, ata kanë identifikuar 7 raste të ngjashme.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se vlera e barnave me origjinë serbe të konfiskuara nga janari deri në qershor të këtij viti, është mbi 116 mijë euro, ndërsa gjatë gjithë vitit 2023, kjo vlerë ishte afërsisht 91 mijë euro.

“Gjatë vitit 2023 kemi pasur 20 raste të zbuluara të barnave të kontrabanduara të cilat janë zbuluar si: përgjatë brezit kufitare, pastaj ka pasur raste duke tentuar te futen edhe përmes Pike Kalimit Kufitare duke mos i deklaruar ato…Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, ka pasur 7 raste të zbuluara të barnave në formë dhe mënyrë të përshkruara si me lartë për vitin 2023. Barna e kontrabanduara janë të të gjitha llojeve pa përjashtim”, thuhët në përgjigjen e Doganave të Kosovës.

Ndërkaq, zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha thotë se është një numër i konsiderueshëm i barnave ilegale në tregun farmaceutik të Kosovës.

Sipas tij, mos implementimi i ligjit për çmimin e barnave dhe udhëzimi administrativ pa paralele, janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në praninë e këtyre barnave nëpër farmaci.

“Ka, një numër i konsiderueshëm i barnave ilegale që është në tregun farmaceutik. Mirëpo, e gjithë kjo vjen si pasojë e disa faktorëve. Faktori i parë është që ende nuk është futur në fuqi ligji për çmimin e barnave, sepse në momentin që futet ky ligj, atëherë në mënyrë automatike do të stabilizohet tregu sikur në Kosovë por edhe në shtetet e tjera…Pastaj është edhe udhëzimi administrativ pa paralele. Ky udhëzim pa paralele që është bërë në mënyrë shumë të shpejtë nga Ministria e Shëndetësisë e ka dëmtuar goxha shumë pjesën e tregut, për shkak se i kufizon shumë distributor apo qarkullues me shumicë që të veprojnë për shkak se e kanë numrin e kufizuar se brenda një viti sa bari duhet të sillet. Kështu që, sa më shpejtë të jetë e mundur ky udhëzim administrativ të eliminohet dhe të vazhdojë sikur që ishte më parë”, potencon Haxhijaha.

Për KosovaPress, Haxhijaha thekson se për shkak të udhëzimit administrativ pa paralele, Ministria e Shëndetësisë kufizon sasinë e një produkti, për çka pacientët detyrohen ta kërkojnë në mënyrë ilegale.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çka premton Ervin Shabani i PDK-së për Gjakovën?

Çka premton Ervin Shabani i PDK-së për Gjakovën?

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Çka premton Ervin Shabani i PDK-së për Gjakovën?

Çka premton Ervin Shabani i PDK-së për Gjakovën?

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, dyshohet të jetë vrarë me thikë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, dyshohet të jetë vrarë me thikë

Emisioni “Info Nata” 02.10.2025

Emisioni “Info Nata” 02.10.2025

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: Rruga B do të ndriçohet plotësisht së shpejti, investim prej 12 milionë eurosh

Xhaferi: Rruga B do të ndriçohet plotësisht së shpejti, investim prej 12 milionë eurosh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën