TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Miftaraj: Vendësit ta hulumtojnë sulmin në veri, hetimi ndërkombëtar për ta kuptuar rolin e Serbisë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Miftaraj thotë se Asociacioni nuk është autonomi

Institucionet vendës të drejtësisë duhet që të hetojnë në mënyrë specifike sulmin në veri, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunajku, vlerësojnë ekspertët e drejtësisë.

Drejtori në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, tha se prokuroria dhe gjykata duhet ta hetojnë këtë rast, në mënyrë që të vërtetohet përgjegjësia e personave që kanë qenë të përfshirë në këtë akt, të cilin ai e quajti terrorist.

“Në radhë të parë institucionet e drejtësisë në Kosovë, me theks të veçantë prokuroria dhe gjykata duhet ta hetojnë, gjykojnë këtë rast, në mënyrë që të vërtetohet përgjegjësie e personave të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë akt terrorist ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, në anën tjetër një hetim ndërkombëtar nga ana e partnerëve të Kosovës, me theks të veçantë, shtetet mike, do të ishte i mirëseardhur për të hetuar ose për të kuptuar më çartë se cili ka qenë roli i Serbisë, i strukturave të Sigurisë në Serbi, për të mbështetur, këtë grup terrorist, i cili në njëfarë mënyre ka kryer akte terroriste, si duket qëllim ka pasur edhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës, por edhe paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të rajonit”, tha Miftaraj.

Miftaraj shtoi se edhe një hetim ndërkombëtar do të ishte i mirëseardhur për të qartësuar rrethanat e këtij sulmi.

“Tani do të duhet të bëjë në bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe sigurisht se do të duhet të ishin shtetet të cilat janë të bashkimit evropian, shtetet demokratike, ShBA, Kanada, apo shtete të tjera të cilat në njëfarë mënyre do të ofronin siguri dhe të gjeturat e tij pastaj hulumtimi, hetimi të ishin të pranueshme për botën demokratike”, tha ai për EO.

Edhe Anton Nrecaj, nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, Prokuroria duhet që të ngreh aktakuzë kundër të arrestuarve mbi bazën e tri veprave penale për të cilat pretendohet se janë kryer. Për hetimin ndërkombëtar thotë se një iniciativë të tillë, mund ta bëjnë të gjitha palët e interesuara, duke filluar Qeveria e Republikës së Kosovës, Bashkimi Evropian, ku përmes Parlamentit Evropian të vendoset që të ketë një hetim se çfarë ka ndodhur në ditën e së dielës në Banjskë të Zveçanit.

“Fillimisht për deri sa janë duke vazhduar hetimet nga ana e Prokurorisë ndaj atyre personave të cilët janë arrestuar dhe ndaj të cilët mund të ngritët aktakuza mbi bazën e tri veprave penale të cilat janë bë publike është një proces gjyqësor, është një proces të cilin drejtësia duhet të merret, proces i cili sipas të gjitha gjasave do të merr kohë më shumë për shkak se kemi të bëjmë me një çështje, situatë shumë të ndjeshme dhe veprimet e tilla në proceset gjyqësore duhet të jenë, të përgatitura mirë dhe të ketë një balancim, një proces të drejtë gjyqësor ndaj gjithë atyre akterëve çfarë ka ndodhur”.

Tags: Ehat MiftarajSerbiaSulmi ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cila është data më e preferuar për zgjedhjet e reja për LVV-në? – flet Halil Thaçi

Cila është data më e preferuar për zgjedhjet e reja për LVV-në? – flet Halil Thaçi

Vllasi: Gjendje e mjerueshme në Kuvend –asnjë parti nuk tregoi gatishmëri për kompromis

Vllasi: Gjendje e mjerueshme në Kuvend –asnjë parti nuk tregoi gatishmëri për kompromis

Dy të moshuar shpëtohen nga policia në Gjilan pas përmbytjes së shtëpisë

Dy të moshuar shpëtohen nga policia në Gjilan pas përmbytjes së shtëpisë

Emisioni “Info Nata” 19.11.2025

Maloku kritikon Osmanin: Luajti bixhoz me mandatarin e dytë dhe e zgjati krizën politike

Maloku kritikon Osmanin: Luajti bixhoz me mandatarin e dytë dhe e zgjati krizën politike

Bislimi: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE

Bislimi: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE

Nis takimi i presidentes me liderët politikë

Osmani i thërret partitë politike nesër në takim, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën