Në komunikatë thuhet se kjo marrëveshje parasheh mbulimin e fazës së parë të investimeve të planifikuara në infrastrukturën telekomunikuese, po ashtu mundëson që telekomit t’i rikthehen investimet substanciale në sistem dhe rrjet, raporton teve1.info
“Kjo marrëveshje mundëson që Telekomit t’i rikthehen investimet substanciale në sistem dhe rrjet, dhe varësisht nga zbatimi i marrëveshjes, Qeveria e Republikës së Kosovës mund t’i vë në dispozicion Telekomit edhe 15 milionë euro të tjera në vitin 2023, për të vazhduar me planin investiv që parashihet të jetë 20 milionë euro në tërësi”, thuhet në komunikatë.
Kjo është kredia e dytë që i ofrohet Telekomit të Kosovës, pas kredisë së dhënë në pjesë e parë të vitit 2022 për zbatimin e ristrukturimit dhe uljen e shpenzimeve operative.
Marrëveshja do të rezultojë me fillimin e investimeve në teknologji e në rritje të cilësisë së shërbimeve, duke rikthyer ndërmarrjen gradualisht drejt qëndrueshmërisë dhe profitabilitetit, ka bërë të ditur Ministria.